Gjykata e Shkodrës ka vendosur sot të lërë në arrest me burg komandantin e Policisë së Vermoshit, Zef Mirashi, i cili u arrestua duke transportuar drogë.
Ai u kap nga Shërbimi për Çështje të Brendshme rrugës për në Shkodër me 10 kiloogram kanabis sativa në makinë.
Sipas prokurorisë, 49-vjeçari, që mbante gradën nënkomisar, me detyrë Komandant i Postës së Policisë së Vermoshit, ishte vënë prej kohësh nën vëzhgim pas informacioneve se merrej me aktivitet të paligjshëm.