“Ajo merr helikopterin dhe shkon për të nxjerrë nga burgu të fejuarin”. Duket si një pjesë filmi, por në të vërtetë është ngjarje reale, por që rezultoi një përpjekje e dështuar.
Të hënën në mbrëmje, Panajota Rupa vendos të lirojë Jorgos Maziotis, një prej terroristëve të njohur në Greqi, anëtar i organizatës “Lufta Revolucionare” i dënuar në burgun Korridallos.
Merr me qira një helikopter në një prej hoteleve greke për të shkuar drejt ishullit të Kithnosit. Në fakt nuk ishte ky qëllimi i saj. Nxjerr armën dhe urdhëron pilotin të ndryshojë kurs drejt Athinës.
Ndërsa piloti u përpoq ta carmatoste ajo qëlloi dy herë, por për fat ai nuk u plagos. Madje ia doli të ulte helikopterin në veri të Atikës, por pa mundur të ndalonte Panajota Rupen që u arratis.
Policia zbuloi brenda helikopterit një paruke dhe gëzhojën e armës, që hetuesit mendojnë se është përdorur nga Jorgo Maziotis në një grabitje banke, në mars të vitit 2014.
Vasilis Paleokostas, një prej grabitësve të njohur në Greqi u arratis dy herë nga burgu, i ndihmuar nga një helikopter.
Me anë të një helikopteri u arratis nga burgu edhe shqiptari Alket Rizai i cili u arrestua pak kohë më pas. /Tv Klan