Ashtu si Arben Frroku apo Klemend Balili edhe Elvis Rroshi ia mbath nga Shqipëria para arrestimi. Kështu deklaron Sali Berisha.
“Të dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu për vite dhe mashtroi qytetarët e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë për krimin e Ervinit/Elvisit të tij te dashur, e nisi kete te fundi sapo prokuroria hapi çeshtjen penale, njelloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashte shteti per te shpetuar nga arrestimi i prokurorise per fshehjen e krimit”, shkruan Berisha.
“I bëj thirrje prokurorise te hape ceshtje penale ndaj Edvin Shullazit per fshehjen per disa vite te krimit te Ervinit dhe favorizimin e arratisjes se tij!”, vijon Berisha.