TIRANË- Një i moshuar ka ikur nga reparti i Kardiologjisë në QSUT ku ishte i shtruar pa lejen e askujt dhe pa fletë-dalje nga spitali, por ka humbur jetën pas një ore. 67vjeçari, Skënder M. ka pësuar atak kardiak në rrugë. Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të moshuarin drejt këtij vendimi. Gjithashtu po hetohet edhe për rrethanat, se si ka arritur të dalë pa e parë asnjë prej personelit mjekësor.