Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës.
Policia e burgjeve ka informuar për mediat se dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur nga zona e “ajrimit” duke kapërcyer murin rrethues. Menjëherë mediat italianë publikuan fotot e dy të arratisurve me shpresën se qytetarët do t’i denoncojnë nëse i gjejnë.
Sipas policisë së burgjeve arratisja e tyre është sinjalizuar menjëherë nga sistemi i alarmit.
Policia ka nisur kërkimet në të gjithë territorin italian dhe me ndihmën e një helikopteri. Sipas mediave italiane, ata janë Lekë Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç.