Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arratia e Artan Grubit përplas qeverinë me opozitën në Shkup

2024/12/20 at 11:18 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arratia e Artan Grubit përplas qeverinë me opozitën në Shkup

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, që të sqarojë publikisht situatën lidhur me arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili së fundmi po kërkohet edhe me fletarrestim ndërkombëtar për, siç është thënë, përvetësimin e mbi 8 milionë eurove nga Lotaria Shtetërore.

Partia paralajmëron se nëse ministri Toshkovski nuk e bën këtë, “ata do të publikojnë vetë të vërtetën”.

“Informacionet që arrijnë tek LSDM-ja po bëhen çdo ditë e më shqetësuese. Nëse Toshkovski brenda 24 orëve nuk del të tregojë të vërtetën për rastin, atëherë LSDM-ja do ta zbulojë skandalin në tërësi. Është koha që Toshkovski të mos fshihet dhe të mbajë përgjegjësi për gjithë incidentin”, thanë të enjten nga LSDM.

LSDM-ja beson se arratisja e Grubit nuk ishte vetëm pakujdesi, por, siç thonë, “një përpjekje e mirë-organizuar e VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në krye me Toshkovskin, për ta lënë Grubin të ikë”.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes një deklarate në rrjetet sociale të enjten pasdite, njoftoi se ministria e tij (MPB) ka në dispozicion një video-regjistrim që dëshmon keqpërdorimin e pozitës zyrtare të një nëpunësi policor, i cili sipas tij, dyshohet se ka lëshuar Artan Grubin në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën. Toshkovski shtoi se nëpunësi është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

“Më vjen keq që një parti që e quan veten parti shtetformuese, sërish mbron partnerët e saj, pra BDI-në, dhe sërish tregon se nuk punon në interes të qytetarëve të saj, por në interesin fitimprurës të bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt. Përndryshe, personi që është pikërisht i pakapshëm për organet e përndjekjes, në kohën kur ata ishin ‘në dashuri’, ishin një”, tha Toshkovski.

Grubi, i cili u fut në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”. Ai ka shtuar se për këtë vizitë e ka informuar edhe sigurimin e tij personal policor.

Në anën tjetër, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) pretendon se të gjitha këto ngjarje nuk do të kishin ndodhur nëse VMRO-DPMNE dhe koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, nuk do të kishin bllokuar propozimin e tyre ligjor, i cili, sipas kësaj partie, parashikonte kufizime të rrepta ndaj individëve të përfshirë në “listën e zezë” të SHBA-së, për korrupsion.

“Pikërisht për këtë arsye, gjatë udhëheqjes sonë në qeveri deri në maj të këtij viti, ministrat tanë propozuan një ligj progresiv që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në ‘listën e zezë’ të SHBA-së për korrupsion. Ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut publikoi më 18 dhjetor fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për Grubin dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin. Këto fletarrestime u lëshuan me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe bazohen në vendimin e Gjykatës Themelore, e cila më 17 dhjetor vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarit.

Grubi dhe Bajrami akuzohen “për përvetësim të pasurisë së paligjshme”, nga Lotaria Shtetërore, ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 8.2 milionë euro.

Grubi, ish-deputet, tanimë edhe ish-anëtar i BDI-së, në opozitë, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet, nëse shpallet fajtor.

Në mesin e të dyshuarve në rastin e Lotarisë Shtetërore janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Kovaçevski i ka mohuar akuzat.

“Atë që mund ta them është se gjatë punës si kryeministër dhe zëvendësministër i Financave, jam udhëhequr nga ligjet, gjithmonë kam punuar sipas procedurave dhe në asnjë mënyrë nuk kam marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrjeje publike, as të ndonjë shoqërie aksionare në pronësi shtetërore”, tha më 18 dhjetor ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski./REL

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
A ishte e vështirë të bëheshin bashkë Rama dhe Kurti? Si përgjigjet kryetarja e grupit të LVV

A ishte e vështirë të bëheshin bashkë Rama dhe Kurti? Si përgjigjet kryetarja e grupit të LVV

Takimi i dy Parlamenteve në Prishtinë/ Nis seanca e përbashkët, Konjufca: Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë!

Takimi i dy Parlamenteve në Prishtinë/ Nis seanca e përbashkët, Konjufca: Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë!

Pastruan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, kush janë 2 të arrestuarit në Tiranë

Pastruan 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, kush janë 2 të arrestuarit në Tiranë

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com