Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aromë derbi/ Intervista. Xhiliola apo Iva? Brunia apo biondia? Kush do ta fitojë sot derbin Partizani-Tirana?

2016/03/04 at 12:06 AM
në Aktualitet, Komente, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Aromë derbi/ Intervista. Xhiliola apo Iva? Brunia apo biondia? Kush do ta fitojë sot derbin Partizani-Tirana?

Nuk ka derbi vetëm në fushë e në tribuna, por edhe në zyra. Dhe kur flitet për futboll, gjithkujt i shkon mendja te meshkujt.


Por jo, pasi në rastin e Partizanit dhe Tiranës ka edhe dy bukuroshe. Njëra brune dhe tjetra bionde e mbi të gjitha që të dyja të lidhura ngushtë me punën e tyre.

Flasim për Xhiliola Koçin dhe Iva Merën, dy vajzat që punojnë në selitë e dy klubeve kryesore të kryeqytetit.

Nëse kalon në zyrat qendrore të “demave”, gjithkujt mund t’i ketë rënë në sy vajza me kaçurrela, që përtej të gjithave është një tifoze e zjarrtë. E njëjta gjë ndodh edhe në kampin tjetër, ku te bardheblutë është bukuroshja me sy të shkruar që ëmbëlson ambientin e 24 herë kampionëve të vendit.

Njëra është sekretare e brendshme, ndërsa tjetra përgjegjëse e marrëdhënieve me mediat, por kush më mirë se ato të dyja do të na rrëfente atmosferën e nxehtë që prodhon derbi në zyrat e klubeve përkatëse.

Xhiliola dhe Iva, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, na zbulojnë sekretet e Partizanit dhe Tiranës, por nuk hezitojnë që të bëjnë edhe parashikimet e tyre.

Xhiliola shprehet me bindje se qyteti do të mbetet “flakë i kuq”, ndërsa Iva nga ana tjetër guxon deri te shifrat, teksa paralajmëron festë pas 7 ndeshjeve pa fitore ndaj rivalit të përjetshëm.

xhiliola1

Flet bukuroshja e klubit të Partizanit/ Xhiliola Koçi

 ‘‘Fitojmë sërish, ky qytet është flakë i kuq’’

Ka qenë gjithnjë tifoze me Partizanin dhe ndihet me fat që tashmë është pjesë e këtij klubi. Dhe këtë e kupton në fakt kur flet me Xhiliola Koçin, e cila duket qartë se është një “Guerrilse” në zemër. Sekretarja e klubit parashikon se qyteti do të mbetet flakë i kuq.

Bukuroshja me kaçurrela e “demave” tregon se lodhja e këtyre ditëve do të harrohet kur në fund Partizani i saj të marrë një tjetër trepikësh ndaj rivalit të përjetshëm.

Më trego përditshmërinë tënde në zyrat e Partizanit?

Dita ime te zyrat e klubit fillon me një kafe, ndajmë bisedat e mëngjesit me kolegët, pastaj fillon puna si zakonisht: shkresat, takimet etj. Më pëlqen ky mëngjes në punë, ndihem mirë edhe me stafin. Kur është kjo marrëdhënie, gjithmonë, sido që të jetë puna, çdo gjë rregullohet.

Si është atmosfera në javën antiderbi?

Java antiderbi është edhe java më aktive nga të gjitha javët e tjera të sezonit, normalisht edhe më emocionuesja. Sado lodhje mund të ketë, flas në rastin aktual si një klub organizator, prapëseprapë kënaqësia apo emocioni që kemi ditën e derbit janë të papërshkrueshme. Sepse nuk jemi thjesht punonjës të klubit, por edhe tifozë të zjarrtë.

Në 7 derbet e fundit ke dalë e gëzuar, beson se do të të ndjekë edhe nesër?

Duke parë statistikat, që Partizani ka qenë kryesues te derbet, them se edhe këtë herë qyteti do të jetë i yni, pra është flakë i kuq. Kam besim tek ekipi ynë si gjithmonë. Presim më të mirën prej tyre në fushë dhe prej tifozëve në tribuna. E di që s’do na zhgënjejnë.

A do guxoje në parashikimin e rezultatit?

Një derbi i ka të gjitha rezultatet e mundshme, të fl asim realitetin, por do të doja pa diskutim ta fitonim përsëri ne. Partizani, edhe sikur me Barcelonën apo Realin të luajë, unë do them gjithmonë “fiton Partizani im”.

Dhe kush do ta vulosë këtë derbi…?

Nuk më pëlqen të përmend emra, por shpresoj të vuloset nga Partizani, nga djemtë e Partizanit në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Po të luftojnë si një i vetëm, do t’ia arrijnë qëllimit. Jam e sigurt për këtë, pasi potenciali nuk u mungon.

Xhiliola, je bërë së fundmi tifoze e Partizanit, apo…?

Unë kam qenë tifoze e Partizanit dhe është fati im që klubi më dha mundësinë t’i bashkohem familjes së madhe dhe të punoj për të.

Sa kontakt ke me futbollistët?

Me futbollistët kam kontakt në përgjithësi, është puna ajo që na lidh më tepër. Kontaktet i kam që nga ekipi i parë dhe deri tek U-17.

Kush është futbollisti më i sjellshëm i të kuqve dhe ai më çapkëni?

Nuk mund të them kush është më shumë, apo më pak i sjellshëm, të gjithë jemi miq me njëri-tjetrin. Etika në klub, e vendosur nga presidenti dhe vetë anëtarët e klubit, respektohet mbi të gjitha.

Iva Mera

‘‘Mjaft vuajtëm, këtë herë do të festojmë ne’’

 

ivaaa

 

Kjo javë për Iva Merën ka qenë disi më e lehtë, duke qenë se ngarkesa ka kaluar tek ekipi pritës. Megjithatë, ajo tregon se përgjegjësia në prag të derbit rritet te çdokush.

Përgjegjësja e marrëdhënieve me mediat tregon ditët e saj në klubin bardheblu, ndërsa nuk heziton që të parashikojë edhe rezultatin.

Biondja e Tiranës na rrëfen edhe një sekret, ndërsa zbulon se para mbledhjeve apo analizave që kryen në “Selman Stërmasi”  lojtarët i mban me ëmbëlsira.

Iva, si nis një ditë pune për ty në zyrat e Tiranës?

Gjithçka fi lon me kafen e mëngjesit mes kolegësh. Lexojmë mediat, shohim çfarë është shkruar. Kryejmë një minimbledhje dhe, në përgjithësi, dita shkon duke marrë dhe dhënë letra korrespondence me institucione të ndryshme si federata, UEFA, bashkia etj.  Ka ngarkesë, por e bëj me qejf gjithçka.

Java e derbit e shton gjithnjë ngarkesën. Na trego pak si është atmosfera në selinë e bardhebluve këto ditë?

Çdo ndeshje te ne trajtohet njësoj, por sigurisht që kur vjen derbi me Partizanin përpiqemi që të krijojmë një ambient të qetë për futbollistët. Angazhimi i çdokujt është i madh, përfshi edhe te ne punonjësit e zyrave, pasi duam që gjithçka të jetë në perfeksion. Kur jemi pritës ka më shumë kaos, por këtë herë jemi disi më të qetë, pasi organizimi i takon klubit kundërshtar. Angazhim ka, por mbetet më shumë në aspektin emocional.

Po bëhen 7 ndeshje që largohesh e zhgënjyer nga stadiumi, beson se këtë herë derbi do të vishet bardheblu?

Unë uroj që të ndryshojë. Mbaj mend derbin e fazës së parë, kur u ndëshkuam në fund. Deri në ato momente ishim të karikuar, por u ndëshkuam. Të nesërmen në zyrë askush nuk fliste, kishte kapluar heshtja. Mbaj mend që qëndrova vetëm dy orë në zyrë. Këto rezultate na kanë pezmatuar, por besoj se këtë herë do të fitojmë.

Nga lind ky besim, derisa edhe shifrat nuk janë në favor?

Ekipi që me ardhjen e Dajës ka marrë rezultate, fryma e grupit pastaj, me aq sa unë marr vesh nga futbolli, kualitetet i kemi më të shumta krahasuar me Partizanin.

A do të guxoje që ta parashikoje rezultatin?

E vështirë në fakt. Por tani do flas si tifoze, shpresoj që të fitojmë 2-0. Këtë herë do të dalim nga stadiumi duke festuar.

Kush mendon se do të bëjë diferencën në këtë derbi?

Besoj shumë te Bakaj. është një lojtar që di të befasojë atëherë kur nuk e pret.

Kur ka nisur Iva të bëhet tifoze e Tiranës?

Kur kam nisur punë, ose më saktë 6 muaj pasi i jam bashkuar familjes bardheblu. Unë nuk kisha asnjë lidhje me sportin, nuk dija as një term. S’e dija çdo të thoshte merkato apo fazë, ndaj m’u desh që t’i shënoja në një letër që të gjitha termat që kishin lidhje me futbollin. Nisa të përfshihem me kalimin e kohës dhe tani mund të them me plot gojë që jam bërë fitoze.

Sa kontakt ke me futbollistët?

Të përditshme thuajse. Dashur pa dashur, para se të kryejnë një analizë, do kalojnë para zyrës sime. Raportet i kam të njëjta me të gjithë. I mbaj edhe me të mira, pasi në tavolinën time të punës nuk mungojnë kurrë ëmbëlsirat. Dhe sapo vijnë thonë: “Iva, ke ndonjë çokollatë apo ëmbëlsira”.

Kush është lojtari më i sjellshëm i bardhebluve?

Të sjellshëm ka shumë, ose më saktë djem të qetë dhe të kulturuar si Kërçiku, Lika apo Muzaka.

Po më pak, ose më çapkëni, cili është?

Më pak të sjellshëm nuk ka, por po them se më kapriciozi ka qenë Morina, ndërsa më batutaxhiu portieri Bakaj.

kociiiivaaa



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Para
Video/ “Puthja e vdekjes”. Si i puthi dhe i ekzekutoi një e nga një Enver Hoxha shokët e tij të Byrosë

Video/ "Puthja e vdekjes". Si i puthi dhe i ekzekutoi një e nga një Enver Hoxha shokët e tij të Byrosë

Facebook bllokon profilet me emra të rremë

Facebook bllokon profilet me emra të rremë

Urrejtja për Messin, Maradona do me çdo kusht stolin e Real Madrid

Urrejtja për Messin, Maradona do me çdo kusht stolin e Real Madrid

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14 Maj, 2025

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në...

Lexo më shumë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com