Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armiqtë e rinj të sferës publike

2016/01/19 at 10:30 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
FOTO/ Ja ngjarjet më të rëndësishme të 2015

Nga Chris Stone


Nju Jork – Para sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, ishte e ligjshme të organizohej një demonstratë në një shesh publik në atë qytet. Tashmë kjo gjë nuk lejohet. Në Ugandë, qytetarët që kanë bërë në të shkuarën fushata kundër korrupsionit apo në favor të të drejtave të homoseksualëve, qenë përballur shpesh me një publik armiqësor, por jo me rrezikun e burgimit për shkak të tubimit. Por nën disa ligje të reja të paqarta, ata tani po përballen me rrezikun e arrestimit dhe përndjekjes.

Në Egjipt, autoritetet qeveritare bastisën kohët e fundit dhe mbyllën institucionet e shquara kulturore – një galeri arti, teatër, dhe një shtëpi botuese – ku mblidheshin dikur artistët dhe aktivistët. Mesa duket në të gjithë botën, muret po mbyllen në atë përmasë, sa njerëzit kanë nevojë të mblidhen bashkë, shprehen lirshëm dhe shfaqin mospajtimet e tyre.

Megjithëse interneti dhe teknologjia e komunikimit e kanë bërë të folurit publikisht teknikisht më të lehtë se kurrë më parë, mbikqyrja e kudogjendur shtetërore dhe tregtare ka siguruar që shprehjet, organizimet, dhe protestat të mbeten të kufizuara. Me pak fjalë, të folurit hapur nuk ka kërkuar kurrë më shumë guxim sesa sot.

Për mua, ky ndryshim s’mund të godiste më pranë shtëpisë. Në nëntor 2015, Fondacionet për Shoqërinë e Hapur (filantropët globale të Xhorxh Sorosit, që unë drejtoj) u bënë organizata e dytë në listën e zezë sipas një ligji rus, të miratuar që në muajin maj, çka i lejon Prokurorit të Përgjithshëm të vendit të ndalojë organizatat e huaja, dhe pezullojë mbështetjen e tyre financiare për aktivistët lokalë.

Për shkak se cilido që angazhohet me ne, është subjekt i ndjekjes së mundshme penale dhe burgimit, ne nuk kemi pasur asnjë zgjidhje tjetër, përveç ndërprerjes së marrëdhënieve me dhjetra qytetarëve ruse, të cilët i kemi mbështetur për vite me rradhë në përpjekjet e tyre, për të ruajtur ndonjë fragment të demokracisë në Rusi.

Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe në rregullimin e hapësirës publike dhe organizatave që e përdorin atë. Në fillim të viteve ‘90, disa qeveri të reja në Europën Lindore, Afrikë dhe Amerikën Latine, e nënçmuan fuqinë e një qytetarie aktive dhe shoqërisë civile, duke mos arritur të rregullojnë në mënyrë të përshtatshme organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, si dhe hapësirën në të cilën ato veprojnë.

Por gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa qytetarët aktivë kanë rrëzuar regjimet në dhjetëra vende, qeveritë kanë lëvizur shumë larg në drejtimin e kundërt, duke imponuar rregulla të tepërta mbi ato organizata dhe në atë hapësirë publike. Gjatë këtij proçesi, ata po kriminalizojnë format më elementare të praktikës demokratike. Në disa raste, qeveritë madje as nuk shqetësohen se mos krijojnë një precedent ligjor për veprimet e tyre.

Pranverën e kaluar në Burundi, Presidenti Pier Nkurunziza mori një mandat të tretë në këtë detyrë, megjithëse Kushtetuta e vendit kishte të sanksionuar vetëm dy mandate. Kur qytetarët dolën në rrugë për të protestuar, ata u shtypën me dhunë. Mjerisht edhe vendet me disa prej traditave më të fuqishme demokratike të botës, kanë shënuar regres në këtë drejtim.

Pas sulmeve terroriste të Parisit, Franca dhe Belgjika (ku komploti ishte planifikuar dhe organizuar) pezulluan liritë civile për një kohë të pacaktuar, duke u shndërruar brenda natës në atë që janë tashmë, të paktën me statut, shtete policore. Në të dyja vendet, demonstratat janë ndaluar; vendet e kultit janë mbyllur; dhe qindra njerëz janë arrestuar dhe marrë në pyetje, vetëm pse kanë shprehur një opinion të pazakontë me frymën aktuale.

Kjo qasje është saktësisht një kosto e rëndë. Mijëra njerëz që kishin planifikuar të protestonin gjatë bisedimeve në samitin e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike muajin e kaluar, zgjodhën të lënë vetëm këpucët e tyre. Ky ishte një imazh befasues, që ilustron më së miri sesi frika mund të mposhtë angazhimet e nevojshme për të ruajtur shoqëritë e hapura dhe liritë politike edhe në Evropë, vendlindjen e qytetarisë moderne.

Nuk ka asnjë formulë të thjeshtë për rregullimin e hapësirës publike, ose mbrojtjen e mospajtimit politik paqësor në epokën e terrorizmit dhe globalizimit. Por dy parime themelore janë të qarta. Së pari, bota ka nevojë për kontroll të fortë ndërkombëtar të lëvizjes së njerëzve dhe parave, dhe për më pak kufizime në të folurit, tubimin dhe mospajtimit. Kohët e fundit, qeveritë kanë lëvizur në drejtim të gabuar. Por viti 2016 ofron shumë mundësi për korrigjim, në fusha që shtrihen nga tregtia deri tek emigracioni.

Së dyti, organizatat jo-fitimprurëse që punojnë për të përmirësuar politikat publike, kanë nevojë për të njëjtat të drejta për të siguruar fonde ndërkombëtare, ashtu si sipërmarrësit me qëllime fitimprurëse që kërkojnë të ofrojnë mallra dhe shërbime. Investimet e huaja direkte duhet të inkurajohen, dhe jo pengohen, pavarësisht nëse ato do të mbështesin prodhimin e mallrave dhe krijimin e vendeve të punës apo politikat e forta publike dhe një qytetari më aktive.

Përgjegjësia për ndryshimin e kursit nuk bie vetëm mbi qeveritë. Të gjithë ne që e vlerësojmë hapësirën e hapur publike, duhet të qëndrojmë krah për krah në mbështetje të kornizave të politikave dhe institucioneve që e ruajnë atë. Tanimë është koha për solidaritet tek të gjitha lëvizjet, kauzat dhe vendet.

Në kushtet kur thjesht aktivizmi si një qytetar i shqetësuar mund t’iu çojë në burg, dhe frika e mbikqyrjes inkurajon pasivitetin në masë, politika e një çështje të vetme nuk është një strategji fituese. Mënyra më e mirë për të mbrojtur hapësirën publike është pushtimi i saj, edhe në qoftë se ju përkrahni një kauzë të ndryshme nga personi që qëndron pranë jush. Në vitin 2016, ne duhet ta mbushim – dhe në këtë mënyrë mbrojmë – atë hapësirë së bashku.

  • Shënim: Chris Stone është president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur

Copyright: Project Syndicate, 2016. www.project-syndicate.org

Në shqip nga bota.al



Ju sugjerojmë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
Kronikë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

7 Korrik, 2025 10:34 am
Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

7 Korrik, 2025 10:30 am
Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
Kronikë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

7 Korrik, 2025 10:28 am
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

7 Korrik, 2025 10:26 am
Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë
Aktualitet

Merrnin ryshfete në pikën kufitare të Qafë Botës, lihen në burg 13 doganierët grekë

7 Korrik, 2025 10:23 am
Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet
Aktualitet

Rama takon të moshuarën që po “protestonte” në Vlorë: Ça ke që bërtet

7 Korrik, 2025 10:21 am
Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje
Sport

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

7 Korrik, 2025 10:17 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

7 Korrik, 2025 10:02 am
Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës
Kryesore

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

7 Korrik, 2025 9:44 am
Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës
Aktualitet

Revista argjentinase (1930) / Metamorfoza dhe lulëzimi i Tiranës

7 Korrik, 2025 9:39 am
Para
Vjedhja e biznesmenit/ Grabitja e dytë, ja si kushërira e pastrueses dhe shokët e saj vodhën 97 mijë euro në shtëpinë e biznesmenit

Vodhën 110 mijë euro për të nxjerrë vëllanë nga burgu. Ja historia

SKANDALI/Ngacmoi të miturën në market, gjykata liron pedofilin 72 vjeçar

SKANDALI/Ngacmoi të miturën në market, gjykata liron pedofilin 72 vjeçar

Moti i keq arrin në 20 cm trashësia e borës

Ngricat dhe shembjet, ja rrugët ku duhet të bëni kujdes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, burg për dy të arrestuarit
7 Korrik, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës pranoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe vendosi këtë...

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin
7 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës ‘detyrim...

Lexo më shumë

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit

Tiranë/ Dogji tri sipërfaqe toke dhe rrezikoi 1 karburant, pranga 34-vjeçarit
7 Korrik, 2025

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dogji tri sipërfaqe toke, rrezikoi jetën e banorëve dhe...

Lexo më shumë

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet që mbështesin politikat “anti-amerikane”

Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
7 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që mbështesin politikat e aleancës BRICS që shkojnë kundër interesave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com