Armina Mevlani i ka dedikuar një shkrim një mashkulli shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Në urimin e saj Mevlani thekson se nuk ka ndjerë nevojën e një motre apo një vëllai pasi ka patur mikun e saj të afërt që di gjithçka për të.
“E ruajta këtë foto për ta postuar në ditën tënde të veçantë! Kjo foto tregon gjithçka që ti je për mua! Personi më i afërt për mua, ai që më bën të qesh, ai me të cilin ndaj çdo gjë! Nuk kam nevojë për një vëlla apo për një motër sepse të kam ty dhe të uroj më të mirat që mund të urohen një personi, të uroj nga thellësia e zemrës time që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet (dhe e di që do të bëhen) Gëzuar ditëlindjen binjaku im, mezi pres të të përqafoj,”-shkruan Armina në profilin e saj në Instagram.