Policia e Shtetit dhe Prokuroria zbardhin tentativën për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake përmes Rinasit.
Finalizimi i operacionit antitrafik të koduar “Delivery” ka çuar në pranga njërin prej personave që ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.
Blutë kanë arrestuar Saimir Çullhaj, 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve” .
Ndërkohë është shpallur në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas, N.F., 47 vjeç, banues në Durrës.
Të arrestuarit, gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit i’u gjetën në trup 220 gramë lëndë narkotike Cannabis sativa.