Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza.
Me anë të një mesazhi në rrjete sociale, Begaj thotë se tashmë është thelbësore zbatimi i marrëveshjes për një paqe të qëndrueshme.
Presidenti thotë se i vlerëson përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve.
“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, shkruan Begaj.