Vijon të përshkallëzohet konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Kjo e fundit ka akuzuar Turqinë se ka ndërhyrë në luftë dhe ka sulmuar nga ajri duke ndihmuar Azerbajxhanin.
Sipas ministrit të Jashtëm armen deklaron se një F-16 turk ka qëlluar një avion ushtarak armen SU-25, në hapësirën ajrore të Armenisë dhe piloti tashmë ka vdekur.
Pas deklaratës së Armenisë, Turqia ka reaguar duke mohuar akuzat, ndërsa ka theksuar mbështetjen për Azerbajxhanin. nga ana tjetër, Armenia mbështetet nga Rusia, e cila ka dhe një bazë ushtarake në këtë shtet.
Lufta po zhvillohet në Nagorno-Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, dhe prej tre ditësh janë vrarë 100 persona./ Opinion.al