Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armë nga Kina/Vuçiç-Kurtit dhe Gjukanoviç: Për ju të blenim spray mushkonjash

2022/04/13 at 5:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç: Votuam nën presion për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën, më 13 prill, se blerja e sistemit raketor anti-ajror të Kinës FK-3 është “legjitime, plotësisht e rregullt dhe transparente”.


Përmes kësaj deklarate, Vuçiç ka konfirmuar për herë të parë se avionët transportues kinezë i kanë dorëzuar Serbisë më 9 prill pjesë të sistemit të mbrojtjes tokë-ajër FK-3.

Dorëzimi i armëve kineze, për të cilin Serbia ra dakord me Kinën në vitin 2019, ndodhi në kohën e pushtimit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve të vendeve evropiane se armët shtesë në Ballkanin Perëndimor gjatë luftës, mund të kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Gjatë një video-mesazhi të publikuar në ueb-faqen e Presidencës serbe, Vuçiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin malazez, Millo Gjukanoviç – të cilët kritikuan blerjen e armëve nga Kina – për një “fushatë gënjeshtrash” kundër Beogradit dhe përhapjen e “urrejtjes së zhveshur ndaj serbëve dhe Serbisë”.

Vuçiçi ka thënë se Gjukanoviçi dhe Kurti e përdorën blerjen e armëve për t’i thënë botës se “Serbia është mike kineze dhe ruse dhe se kërcënon dikë, edhe pse është në një mjedis të NATO-s”.

“Ata nuk dinë të thonë se si i rrezikojmë me armë mbrojtëse, sepse është një sistem që shërben për t’u mbrojtur nga raketat dhe avionët që do të cenonin hapësirën ajrore të Serbisë. Si po e rrezikojmë Prishtinën dhe Podgoricën? Çfarë forcash ajrore kanë ata? Më mirë po të kishim blerë sprej autan (kundër insekteve)”,

-ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb ka kritikuar akuzat e Kurtit se Serbia i bleu ato armë sepse ishte në panik se do të mbete e vetmuar, dhe po ashtu i ka ofenduar liderët e vendeve fqinje.

“Serbia, si një vend neutral ushtarak, është e vetme në rajonin e gjerë. Në cirk, ju keni parë luanë, elefantë, tigra, por nuk e keni parë kurrë një ujk të vetmuar. Unë më me dëshirë do të isha gjithmonë një ujk i vetmuar sesa një hienë e paturpshme dhe e pamoralshme… Është edhe më keq të jesh mizë që sillet rreth hienës dhe pret t’i sillet një pre, siç janë Kurti dhe Gjukanoviç”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 12 prill se Qeveria është e shqetësuar që Serbia ka blerë armë nga Kina, por jo e frikësuar.

“Serbia më duket se ndodhet në një lloj paniku kur po e vëren që nuk mund të qëndrojë në tri-katër ulëse njëkohësisht. Ajo po përpiqet që të forcohet për vete, sepse ndoshta mund të ngelet e vetmuar. Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe për Republikën e Kosovës, mirëpo në anën tjetër, është shprehje e frikës së tyre se mund të ngelen të vetmuar”, tha Kurti në një konferencë për media.

Presidenti malazez, Millo Gjukovanoviç, shpreh gjithashtu shqetësim për prokurimin e armëve kineze në Serbi.

“Kjo është një tendencë e vazhdueshme e armatimit të Serbisë me armë nga vendet që po shfaqen tani, jo vetëm si konkurrentë, por armiq të dukshëm të Evropës dhe NATO-s”, tha Gjukanoviç në Podgoricë më 12 prill, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni, kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për blerjet e armëve nga ana e Serbisë në Rusi dhe Kinë, sepse Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, pritet të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me bllokun evropian./REL



Ju sugjerojmë

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Aktualitet

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

22 Janar, 2026 10:14 am
Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Bota

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

22 Janar, 2026 9:23 am
“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
Aktualitet

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Para
Rama bën ndryshime në qeveri

Rama bën ndryshime në qeveri

OSBE: Rusia mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

OSBE: Rusia mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Gjenocid në Ukrainë/Kremlini dënon komentin e presidentit Biden

Gjenocid në Ukrainë/Kremlini dënon komentin e presidentit Biden
















TE FUNDIT

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
22 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se nuk do të marrë...

Lexo më shumë

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim të gjatë në Forumin Ekonomik Botëror, duke rritur shqetësimet për thellimin e përçarjeve mes SHBA-së dhe...

Lexo më shumë

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
22 Janar, 2026

Nëse keni dashur gjithmonë të vizitoni Maldivet, por ju mungon koha dhe buxheti, kompania ajrore “Ryanair” mundëson fluturime të lira...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 22 janar 2026

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
22 Janar, 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com