Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armatimet amerikane me rreze të gjatë veprimi; A është vonë për ta shpëtuar Ukrainën?

2024/11/18 at 8:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Armatimet amerikane me rreze të gjatë veprimi; A është vonë për ta shpëtuar Ukrainën?

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të autorizuar sulmet me rreze të gjatë veprimi mund ta ndihmojë Ukrainën të mbrojë territorin në rajonin e Kurskut të Rusisë, marrja e të cilit mund të shërbejë si një ndihmë në negociatat e mundshme për përfundimin e luftës. Por, analistët thonë se vendimi mund të jetë marrë tepër vonë për të ndryshuar rrjedhën e luftës.


Dy muaj përpara largimit nga detyra, Presidenti Joe Biden hoqi disa kufizime që nuk ia lejonin Kievit përdorimin e armëve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara për sulme më në brendësi të territorit rus. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, autorizimi i dhënë të dielën është një ndryshim i madh i politikës amerikane.

Analistët ushtarakë thanë se ndikimi në fushën e betejës, ku Ukraina ka qenë në disavantazh për muaj të tërë, mund të varet nga kufizimet që do të vazhdojnë të jenë në fuqi. Por ndërsa ndryshimi mund të mbështesë operacionin në Kursk, nuk ka gjasa të shërbejë për një ndryshim të realitetit në tërësi.

“Vendimi vjen me vonesë dhe si vendimet e tjera në këtë drejtim, mund të jetë tepër vonë për të ndryshuar rrënjësisht rrjedhën e luftimeve”, tha Michael Kofman, studiues në Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare në Uashington.

“Sulmet me rreze të gjatë ishin gjithmonë një pjesë e enigmës dhe pati pritshmëri të mbingarkuara për rolin e tyre në këtë luftë”.

Gjithashtu nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa do të zgjasë politika e re. Ndryshimi u kritikua nga Richard Grenell, një nga këshilltarët më të afërt për politikën e jashtme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili do ta marrë detyrën nga Presidenti Biden më 20 janar. Zoti Trump ka kritikuar prej kohësh shkallën e ndihmave amerikane për Kievin dhe është zotuar se do t’i japë fund luftës me shpejtësi, por pa shtjelluar se si do ta realizojë këtë. Një zëdhënës i Presidentit të zgjedhur Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Ukraina e ka kërkuar këtë ndryshim për muaj të tërë, duke argumentuar se pamundësia për të goditur zonat brenda Rusisë, dhe në veçanti bazat ajrore ushtarake, ku gjenden avionët luftarakë të përfshirë në sulmet në Ukrainë, ishte një pengesë e madhe.

Forcat ruse janë hedhur në sulm për mbi një vit dhe kanë përparuar me ritmin e tyre më të shpejtë që nga viti 2022 në Ukrainën lindore dhe kanë ushtruar trysni në verilindje dhe juglindje.

Rusia thotë se Ukraina nuk mundet të lëshojë raketa drejt objektivave brenda Rusisë pa ndihmën e drejtpërdrejtë nga vendet e NATO-s, duke e quajtur këtë një përshkallëzim të madh. Të hënën, Kremlini tha se një vendim i tillë do të nënkuptonte se Shtetet e Bashkuara ishin të përfshira drejtpërdrejt në konflikt.

Sulmet e para ukrainase mund të ndodhin në ditët në vijim dhe ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketat ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 306 km, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Një zyrtar i mbrojtjes nga një vend i Evropës Qendrore i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmet do t’i jepnin Kievit një shans më të madh për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore, por nuk do ta ndryshonin me vendosmëri konfliktin në favor të Ukrainës.

Rusia i ka zhvendosur tashmë shumë nga mjetet ajrore përtej rrezes së armatimeve perëndimore në Ukrainë, tha zyrtari, megjithëse rrezja do të mbulonte territore përtej zonës së Kurskut, të marrë nga Ukraina.

Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis tha se ai “nuk po e hapte ende shampanjën” pasi nuk dihej se sa raketa kishin ukrainasit dhe nëse ato mjaftojnë për të ndikuar në fushëbetejë.

Vendimi për të autorizuar sulmet vetëm pas kërkesave disamujore ukrainase ndjek një model të përsëritur gjatë gjithë luftës, ndërsa administrata e Presidentit Biden u përpoq të balanconte mbështetjen e saj për Ukrainën, me shqetësimet për përshkallëzimin.

Më parë, Uashingtoni hezitoi për muaj të tërë përpara se të miratonte dërgimin në Ukrainë të raketave me rreze të gjatë, tankeve dhe avionëve.

Disa analistë ushtarakë thonë se vonesa të tilla i dhanë Moskës kohë për t’u rikuperuar nga dështimet fillestare dhe për të përforcuar mbrojtjen e territorit të pushtuar, duke kontribuar në dështimin e një kundërofensive të madhe ukrainase vitin e kaluar.

Ukraina nën trysni

Aftësia për të sulmuar territorin rus me raketa mund të ketë ndikimin e saj më të drejtpërdrejtë në Kursk, ku Ukraina synon të mbajë një arritje të rëndësishme që e siguroi gjatë kundërsulmit të parë madhor ndërkufitar në muajin gusht. Territori rus mund të jetë një element për negociatat që mund të ndodhin pasi Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën.

Kievi thotë se Rusia ka grumbulluar 50,000 forca në përpjekje për të rimarrë territorin në Kursk dhe se ka dislokuar edhe 11,000 koreano-veriorë, disa prej të cilëve thotë se marrin pjesë tashmë në luftime. Rusia nuk e ka konfirmuar, apo mohuar, dislokimin.

“Raketat ATACMS mund të vënë në rrezik objektiva me vlerë të lartë, ruse dhe koreano-veriore. Kjo do të ndihmonte forcat ukrainase të mbrojnë pjesën e spikatur të Kurskut, e cila është nën trysni”, tha zoti Kofman.

Rob Lee, studiues në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme me seli në Filadelfia, tha se do të ishte e vështirë për Ukrainën të mbajë pozicionin e saj në Kursk në periudhën afatgjatë, por se shanset e saj atje do të varen nga burimet.

“Ukraina ka angazhuar disa nga njësitë e saj më të mira atje, kështu që ato mund të jenë në gjendje të mbahen për ca kohë, nëse vazhdojnë të marrin municion të mjaftueshëm dhe rekrutë të rinj”, tha ai.

Analisti ushtarak nga Kievi, Serhii Kuzan tha se janë një sërë objektivash në Rusi, në një thellësi deri në 500 km nga Ukraina, që forcat ukrainase i konsiderojnë si përparësi, por se shumë prej të cilave do të ishin ende jashtë rrezes së raketave ATACMS.

Franca dhe Britania nuk kanë përcaktuar nëse do të ndiqnin shembullin amerikan, duke e lejuar Ukrainën të përdorë raketat me vetëdrejtim Storm Shadow/SCALP, të cilat kanë një rreze veprimi prej 250 km.

“Rusia mundet t’i rrëzojë raketat Storm Shadow dhe ATACMS, kështu që merr rëndësi edhe numri i raketave që mund të lëshohen”, shtoi zoti Lee.

Në rrugët e Kievit të hënën, ndjesia e përgjithshme ishte se vendimi do të ndihmonte, por se kishte ardhur shumë vonë.

“Kjo duhet të ishte përdorur si një masë parandaluese, ose si një reagim i menjëhershëm, në shkurt apo mars 2022. Tani nuk luan një rol të madh”, tha Olga Korovyachuk, 21 vjeçe./VOA



Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Lezhë/ Qendra shëndetësore e mbyllur, banorët në protestë

Lezhë/ Qendra shëndetësore e mbyllur, banorët në protestë

“Djali ka katër plagë”, flet babai i të miturit që u plagos në sherrin me thika: Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla

“Djali ka katër plagë”, flet babai i të miturit që u plagos në sherrin me thika: Më tha se i goditën sapo shkuan te shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori dhe viktima kishin patur konflikt dy ditë më parë, ndërhyri roja i sigurisë së shkollës…

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori dhe viktima kishin patur konflikt dy ditë më parë, ndërhyri roja i sigurisë së shkollës...
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com