Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armando Sadiku i heq fajin De Biasit: Është i njëjti, do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

2017/06/10 at 12:53 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Sadiku i heq fajin De Biasit: Është i njëjti, do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

 I gatshëm për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar për një fanellë titullari me Sokol Cikalleshin. Armando Sadiku e ka lënë pas dëmtimin dhe kërkon gol ndaj Izraelit edhe pse e ka të qartë se vetëm një mes tij dhe Cikalleshit do ta nisi sfidën që nga minuta e parë në vijën e parë të sulmit.

”Kemi provuar madje kam luajtur disa ndeshje me Cikalleshin bashkë, madje dhe kemi shënuar më kujtohet sfida ndaj Gjeorgjisë, Sokoli ka bërë gol dhe ndaj Luksemburgut vitin e kaluar kur kemi qenë në fushë të dy. Mua më pëlqen të kem një partner por siç e thotë edhe trajneri jemi një përfaqësuese e vogël dhe luajmë ndaj ekipeve shumë të forta, prandaj luajmë me një sulmues, por kënaqësia ime do të ishte të luaja së bashku me Cikalleshin në sulm. Për skemat nuk mund të vendos unë, është trajneri ai që i bën zgjedhjet dhe ne i respektojmë ato. Pësova një goditje me Kukelin kokë më kokë dhe u cava pak te balli, ato dy ditë, por gjithçka ka kaluar tani jam mirë.

Na kanë rënë ekipe shumë të forta në grup, mund të kishim bërë më mirë, por çfarë mund të themi për ndeshjen kundër Spanjës ata janë një kombëtare e madhe dhe e merituan fitoren. Edhe me Italinë patëm shanset tona, por nuk shënuam dhe më pas Italia na ndëshkoi. I vetmi peng në këto eliminatore është sfida me Izraelin që e humbëm në të tillë mënyrë. Por në këto eliminatore kemi bërë aq keq sa të thuhet se kemi prekur fundin. Euforia pas europianit ndoshta ka ndikuar. Pas ndeshjes me Luksemburgun u mblodhëm të gjithë lojtarët dhe dolëm në konkluzionin që nuk mund të na mposhti një kombëtare e vogël si Luksemburgun, euforia ka ndikuar keq, dhe nuk duhet të bëjmë më paraqitje të tilla, por ndaj Izraelit duhet të rikthehmi në rrugën e duhur.

Për ne është si një finale. Duhet të luajmë në grup dhe të japim më të mirën për ekipin. Duhet të shkojmë atje të marrim tre pikët siç na i morën ata ne këtu, ose më saktë siç na i vodhën se nuk mund të them që na i fituan.

Do të bëjmë gjithçka për ta fituar atë ndeshje. Nuk mund të them që ata kanë një mbrojtje të pakalueshme. Ne kemi luajtur edhe përballë mbrojtjeve më të forta në Europian. Ne i respektojmë por nuk i kemi frikë, do të shkojmë në Izreal për të shënuar dhe për të marrë 3 pikët”. Mendoj që s’është faji i trajnerit, është çështje psikologjike te ne trajnerët. Trajneri gjithmonë ka qenë i njëjti ka zhvilluar të njëjtat seanca stërvitore, por kemi qenë ne futbollistët që skemi dhënë më të mirën nga vetja. Kam bërë një sezon shumë të mirë me Luganon por nuk e di se ku do të jetë e ardhmja ime. Jam në pronësi të Zyrihut dhe kam edhe 1 vit kontratë me këtë skuadër. Të përfundoj ndeshjen me kombëtaren dhe pastaj të shoh se ku do ta vazhdoj karrierën, do të jem te Lugano, do të kthehem te Zyrihu apo do të shkoj në një skuadër tjetër. Objektivi im është të largohem nga kampionati zviceran sepse kam 6 sezone që luaj aty”, përfundoi Sadiku

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Nik Xhelilaj pozon nxehtë, plasin komente erotike nga femrat: Vdes të ulem pranë teje …

Nik Xhelilaj pozon nxehtë, plasin komente erotike nga femrat: Vdes të ulem pranë teje …

STOP! Hiqni duart nga fëmijët

STOP! Hiqni duart nga fëmijët

Astrit Patozi ironizon sheshin Skënderbej, krijesa e shëmtuar e Ramës dhe Lali Erit

Astrit Patozi: Rruga ime nuk mbaron tek listat e Bashës

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com