TIRANE- Deputeti i përjashtuar Armando Prenga ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Ai u konfliktua me fisin Cali në shtator në 2015 për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut. Me kërkesën për gjykim të shkurtuar, Armando Prenga ka pranuar edhe fajësinë për plagosjen që deri më tani e kishte mohuar.
Deputeti akuzohet për “plagosje të lehtë me dashje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Ai po hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Gjok Calin dodhet në paraburgim, ndonëse mbeti i plagosur nga vetë deputeti.
Tashmë Gjykata e Lartë do të japë vendimin në datën 9 Shkurt 2016, lidhur me konfliktin mes Prengës dhe familjes Cali, që ka nisur për të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut.