Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armando Duka – Redi Jupi, ja historia e krisjes mes tyre

2016/10/22 at 1:58 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Armando Duka – Redi Jupi, ja historia e krisjes mes tyre

Armand Duka nuk ka ndër mend t’i rinovojë kontratën Redi Jupit në postin e trajnerit të përfaqësueses U-21. Ish-mesfushorit kuqezi dhe ish-drejtorit të sektorit të Kombëtareve të moshave i pat përfunduar kontrata para ndeshjes me Izraelin, por deri tani nuk ka pasur asnjë diskutim mes palëve. Redi Jupi deklaroi shkurtimisht se nuk kishte dhënë dorëheqjen, por i kishte përfunduar kontrata. Ai u mjaftua me kaq, por la të kuptohej se tani gjithçka ishte në dorë të presidentit të FSHF-së.


Historia

Redi Jupi në fillimet e veta në FSHF ishte ndër njerëzit më të vlerësuar nga Duka. Jo vetëm për aftësitë komunikuese, por edhe për egon për t’i bërë gjërat me një sy ndryshe. Në disa raste kontrovers me pjesën dërrmuese të opinionit publik dhe në disa raste edhe polemizues (rasti i Canës pak muaj më parë). Jupi fillimisht ishte përgjegjës i zyrës së zbulimit të talenteve dhe, më pas, edhe një nga menaxherët e përfaqësueses.

Interesant fakti se, ndër zyrtarët e FSHF-së ishte i pari që “u përplas” me De Biazin duke mos i fshehur idetë kundër që kishte në raste të caktuara me italianin. Kjo nuk i la përshtypje të mirë trajnerit të Shqipërisë, që gjithnjë e më shumë nisi ta shmangte ish-fantazistin e Dinamos dhe të Tiranës. Në këtë situatë, Duka ishte spektator dhe hera-herës i vinte mirë që Jupi nuk i shkonte pas “avazit” De Biazit, pasi ky i fundit ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe Duka nuk është një nga ata që i pranojnë kollaj kësi situatash…

Ndërkohë, rreth një vit e gjysmë më parë, pas largimit të Skënder Gegës nga U-21, Duka i pat propozuar Redi Jupit për të marrë drejtimin e kësaj Kombëtareje. Mësohet se Jupi nuk pranoi që në fillim dhe u desh një javë që Duka të priste që ish-mesfushori të bindej dhe të merrte drejtimin e kuqezinjve.

Krisja

Ka disa motive që sot Jupi nuk është më në listën e të preferuarve të Dukës…

Karakter i vështirë – Është e vështirë të mbijetosh në zyrat e FSHF-së nëse ke një karakter të fortë dhe bën indiferentin ndaj “të madhit”. Jupi, për hir të së vërtetës, nuk është konfliktuar ndonjëherë me Dukën, por as ka qenë një ndër “ushtarët” e verbër të bindur ndaj tij. Presidentit të FSHF-së kjo gjë nuk i pëlqente aq shumë, por Jupi hyn te personat e zgjuar dhe gjithnjë kishte shmangur përplasje fatale. E megjithatë qejfmbetjet kanë qenë të shumta.

Indiferenca në TV

Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se Duka nuk e kapërdinte dot faktin që shpeshherë, në studion e “Procesit Sportiv” në “Top Channel”, ku Jupi është pjesë e panelit të përhershëm, kishte kritika në adresë të FSHFsë dhe të drejtuesve të federatës, por Jupi nuk bënte si duhet “avokatin” dhe nuk ishte aktiv për të replikuar me kritikat që vinin nga të ftuar të ndryshëm.

Mungesa e kontrollit

“Nuk i kam ndërhyrë asnjëherë De Biazit, sepse nëse e bëj diçka të tillë, atëherë gjërat mund të krisen”, ishte përgjigjja e Dukës kur u pyet nëse influenconte apo jo mbi zgjedhjet e trajnerit të parë. Por a funksionon kështu edhe me moshat? Vështirë ta thuash. Nga burime pranë ekipeve kombëtare mësohet se kreu i FSHF-së përpiqet të ketë gjithçka nën kontroll, edhe pse kjo nuk përkthehet doemos me ndërhyrje të mundshme në punën e trajnerëve.

Redi Jupi nuk ka qenë ndër ata që i kanë “raportuar” shefit vazhdimisht për çdo gjë dhe ky ka qenë një tjetër motiv për krisjen mes të dyve. Mësohet gjithashtu se në FSHF kanë pritur që Jupi të kërkojë takim me Dukën për të biseduar për rinovimin e kontratës, por ish-lojtari nuk e ka bërë as këtë dhe këtë kreu i federatës e ka përjetuar keq, si një tjetër kapriço të vartësit të tij dhe përfundimisht ka vendosur që të mos ia rinovojë kontratën. Ndërkaq, mediat pro FSHF-së kanë nisur një sulm të ashpër ndaj Jupit, si për të treguar se vendimi për mosrinovimin e kontratës së tij ishte i merituar./PanoramaSport

 



Ju sugjerojmë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Para
Arben Malaj: Hera e dytë pas ‘97 që shqiptarët investojnë masivisht në biznese kriminale

Arben Malaj: Hera e dytë pas ‘97 që shqiptarët investojnë masivisht në biznese kriminale

Marquez fiton Çmimin e Madh të Australisë

Marquez fiton Çmimin e Madh të Australisë

Balla bën diversion: Në darkë biem dakord me Lulin, në mëngjes…

PS josh Dukën: Hajde me ne nëse do të fitosh
















TE FUNDIT

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
8 Qershor, 2025

Më 8 dhe 9 qershor, Italia do të votojë në pesë referendume të propozuara nga sindikata CGIL dhe partitë e...

Lexo më shumë

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
8 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet tip opel. Raportohet se mjeti është djegur pas një përplasje zinxhir...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com