Armando Broja është rikthyer nga dëmtimi dhe luajti titullar mbrëmjen e së hënës me Everton U21, në humbjen përballë Watford U21, në transfertë.
Sfida e vlefshme për Premier League Cup përfundoi 1-0, me Armando Brojën që e nisi titullar këtë sfidë, por nuk ia doli që të linte shenjë pasi qëndroi në fushë vetëm 45 minutat e para.
Megjithatë, provën e vërtetë shqiptari pritet ta ketë javën e ardhshme ku pritet të ketë më shumë minuta me ekipin e dytë të Evertonit para se t’i bashkohet ekipit të parë.