Armando Broja është vënë në qendër të tentativave të skuadrës së Fulham. Media britanike ‘Daily Mail’ shkruan se Fulham është në kërkim të një sulmuesi që pasi transferoi Aleksandër Mitroviç te sauditët e Al-Hilal në gusht.
Drejtuesit e Fulhamit janë admirues të Serhou Guirasi të Shtutgartit, por e dinë se përballen me shumë konkurrencë për 27-vjeçarin që po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligën gjermane.
Broja duket se është sërish në formë pasi u rikuperua nga një dëmtim i rëndë në gju dhe ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon, duke përfshirë një fillim kundër Fulham ku shënoi në fitoren 2-0.
Por pavarësisht kësaj Chelsea po sheh mundësinë e një huazimi të të riut të talentuar shqiptar.