Armando Broja luajti si titullar për herë të parë këtë sezon. Sulmuesi i Shqipërisë u aktivizua nga fillimi tek Everton, në humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Nottingham.
Lojtari kuqezi luajti për plot 76 minuta, ku ndonëse nuk shënoi dot gol, ishte një nga më të spikaturit te skuadra e tij.
Pas kësaj humbje, Everton zbret në vendin e 16-të me 17 pikë ndërsa Manchester City i ka dhënë fund serisë së rezultateve negative dhe u rikthye te fitorja. “Qytetarët” triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Leicester, falë golave të Savinho dhe Haaland. Ky sukses e mban skuadrën e Guardiolës në vendin e pestë me 31 pikë.
Tottenham barazoi 2-2 ndaj Wolves në shtëpi ndërsa në takimet e tjera, Fulham barazoi 2-2 ndaj Bournemouth dhe Crystal Palace fitoi 2-1 ndaj Southampton.