Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është rizgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA.
Në Kongresin e zhvilluar në Lisbonë, Duka ka marrë 45 vota nga 55 anëtarët e shoqatës europiane të futbollit.
Kreu i FSHF-së merr në këtë mënyrë një mandat të dytë 4-vjeçar në këtë post të lartë të UEFA-s.
Në garë për anëtarët e komiteti të ri ekzekutiv të UEFA-s ishin 11 kandidatura për 8 vende.
Gjithashtu në këtë kongres u rizgjodh për një mandat 4 vjeçar edhe presidenti Alexander Ceferin, i cili për këtë mandat të ri nuk pati garë sepse ishte kandidat i vetëm, duke u rizgjedhur me duartrokitjet e sallës.