Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë se përballja Kroaci-Shqipëri ishte nga ato ndeshje që mbetet peng që nuk fituam.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i futbollit referuar vlerësimit të UEFA-s, që e zgjodhi sfidën si një nga më të bukurat e Euro 2024, shkruan se ishte një duel shumë emocionues.
“Kroaci-Shqipëri ishte një nga ato ndeshje që na mbetet peng që nuk e fituam. Një duel shumë emocionues, me 4 gola të shënuar, që tashmë ka marrë edhe vlerësimin nga UEFA duke e përfshirë në 10 më të bukurat e Euro 2024.”, shkruan Duka.
Kujtojmë se ndeshja mes Kroacisë dhe Shqipërisë u mbyll në barazim 2-2.