TIRANE- Pas publikimit të një fotoje që po bën bujë në media dhe në rrjetet sociale, ku deputeti Gent Strazimiri duket me një armë në brez gjatë protestës së sotme ka ardhur edhe reagimi zyrtar i tij.
Deputeti demokrat thotë se policia i kishte hequr numrat e identifikimit armëve që përdori sot në protestë.
Reagimi i plotë i Gent Strazimirit në Facebook
Sqarim për të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit: Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më “Policia e Shtetit”, dhe jo Gent Strazimiri! Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje!