Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

2025/06/27 at 4:48 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Ish-prokurori Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit  dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1 nëntorit 2019.


Ditën e ngjarjes Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 11 majit, rrëfeu sot para trupës gjyqësore se nuk e di personin që ka porositur atentatin.

Ai ka rrëfyer me detaje sesi ka ndodhur ngjarja dhe si arriti t’i shpëtonte plumbave. Ndoja thotë se “kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë”.

“Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një Mercedes Benz në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qëndruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë.

Përveç ngjarjes, në 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës, s’kam pasur tjetër problem.

Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës, direkt në zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola, pas një telefonate, te restorant ** për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharremi, pasi kështu e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysmë, 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, e dukshme. Drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe pas Pëllumb Muharremi.

Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz, por nuk me ka ngelur ndonjë në mendje nga ata që kalonin aty. Nga ura Dajlanit, kemi ikur në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferencuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sediljen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda.

Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meçes e njoh kam respekt por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ça kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur. Me Aleksandër Lahon u bë 5 vite që nuk e kam takuar dhe s’kam asnjë kontakt me të. Me Genc Malokun e takoj edhe sot e kësaj dite kemi marrëdhënie të mirë.  Me Dorian Shabën nuk kam pasur asnjë kontakt dhe bisedë për ngjarjen. Unë nuk kam rreth shoqëror të përbashkët me Dervishajn dhe njëherë që e kam parë fizikisht por s’kemi asnjë lidhje. Le të thotë edhe vetë”-ishte dëshmia e tij.

Gjatë seancës, Ndoja është përballur me Plarent  Dervishin, ndërsa ky i fundit e ka ‘akuzuar’ ish prokurorin se ka gisht në një atentat të bërë ndaj tij.

Dervishaj tha se ndaj tij ka ndodhur një atentat, 4 muaj para atentatit që iu bë prokurorit në autostradën Tiranë-Durrës.

Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me dy politikanë. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.  A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë?

Arjan Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Ndoja: E shoh, je trim ti.

Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?

Ndoja: Cilin atentat?

Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.                     

Pas Plarent Dervishit, edhe Julian Meçe është përballur në sallën e gjyqit me Arjan Ndojën. Ky i fundit është pyetur edhe për letrën anonime që i ka ardhur poshtë derës, pas atentatit. Ndoja ka deklaruar se te letra që i ka ardhur, nuk kishte asnjë të dhënë, ndërsa Meçaj e ka pyetur nëse këto letra ia ka dorëzuar organeve. Përgjigja e ish prokurorit ishte mohuese.

Avokati Isuf Shehu, mbrojtësi i Julian Meçaj: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?

Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.

-Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes.  Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.

Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.

Julian Meçaj – Arjan Ndoja:

-Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?

-Ndoja: Jo.

-Meçe: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?

Gjykata e refuzon pyetjen.

Debate në sallën e gjyqit. Julian Meçaj, ish- prokurorit:

-Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.

SPAK: Në vitin 2019, cili ka qenë pozicioni juaj?

Ndoja: Prokuror.



Ju sugjerojmë

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

1 Dhjetor, 2025 10:01 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia
Kronikë

Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

30 Nëntor, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri biznesmeni në Elbasan

30 Nëntor, 2025 9:47 pm
Kosova në KiE, Vuçiç: Duan të më bindin për kompromis me Prishtinën
Rajoni

Vuçiç:Nga e marta, rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë nuk do të funksionojë

30 Nëntor, 2025 8:01 pm
Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus
Bota

Plan sekret lufte, Gjermania gati 800 mijë trupa përballë kërcënimit rus

30 Nëntor, 2025 6:23 pm
Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi
Bota

Rreth 700 viktima nga përmbytjet në Azi

30 Nëntor, 2025 5:21 pm
Para
Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

Chelsea merr vendimin përfundimtar për Armando Brojën

Cigare elektronike lëshojnë metale toksike

Cigare elektronike lëshojnë metale toksike
















TE FUNDIT

Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
1 Dhjetor, 2025

Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
1 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te sheshi Shqiponja në Tiranë. Mësohet se makina ka përplasur një...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
1 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
1 Dhjetor, 2025

DASHI Është një ditë rikuperimi! Një energji e bukur po kthehet. Në dashuri, keni nevojë për më shumë qartësi: dikush...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com