Gazetarin Arian Çani do të keni mundësi ta shihni jo vetëm në “Zonë e Lirë” por edhe si anëtar jurie dhe këtë herë në formatin e “Your Face Sounds Familiar”.
Ky është spektakli më i ri që dyshja Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka do të sjellin në Tv Klan dhe që pritet të nisë së shpejti.
Për gazetarin e njohur kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në format të tillë show, pasi ai ka qenë vite më parë anëtar jurie i “Dancing with the Stars”, ku regjisore ishte pikërisht Vera Grabocka.
Krah Çanit në juri do të jenë edhe dy emra të tjerë të njohur të showbiz-it, që nuk bëhen ende të ditur nga produksioni.
Ndërkohë konkurrentë do të jenë 7 personazhe publikë, ku deri tani janë zbuluar vetëm Kastro Zizo dhe Rozana Radi.