Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në Kuvendin Kombëtar të PD.
Ish-kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, u përgjigj se Argita Malltezi është një aktiviste e PD që nga dita e parë e themelimit të partisë.
Më tej ai theksoi se ajo thjesht mbajti një fjalim ku ka shprehur mendimet e veta.
“Është një aktiviste e PD që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente.
Është fjalimi i parë publik në Kuvendin Kombëtar të Partisë, nuk do të thotë asgjë më shumë se sa një fjalim, shprehu mendimet e veta si aktiviste”, tha Berisha.