Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Argëtimi” i Trump me tarifat ndaj vendeve fqinje, çfarë do ndodhë me tregun botëror nëse Presidenti vazhdon t’i përdorë si ato si armë kërcënuese?

2025/02/04 at 8:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Argëtimi” i  Trump me tarifat ndaj vendeve fqinje, çfarë do ndodhë me tregun botëror nëse Presidenti vazhdon t’i përdorë si ato si armë kërcënuese?

Vetëm një ditë më parë, Donald Trump po nxiste një luftë tregtare në shumë fronte, me Kanadanë, Meksikën dhe Kinën që do ta çonte ekonominë globale në një situatë të paprecendentë.

24 orë më vonë tarifat kundër fqinjëve dhe partnerëve tregtarë më të afërt të Amerikës janë u shtynë për 30 ditë.Por tarifat prej 10% për të gjitha importet e mallrave nga Kina ka hyrë në fuqi, dhe Pekini është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Cilat janë pasojat e mundshme ekonomike të këtyre lëvizjeve dhe a mund të kthehet kjo në një luftë më të gjerë tregtare?

Kina tashmë është subjekt i tarifave të SHBA-së dhe ka qenë që nga mandati i parë i Trump. Por natyra e përgjithshme e taksave të reja të sotme nga Shtëpia e Bardhë për çdo mall të importuar nga Kina është e re dhe domethënëse.

Hakmarrja e premtuar e Pekinit për tarifat është shumë më pak gjithëpërfshirëse. Megjithatë, hakmarrja çon në një përleshje kokë më kokë, ku vendi që po tarifohet mendon se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kundërpërgjigjet për t’u treguar qytetarëve të vet se nuk mund të shtyhet nga një fuqi e huaj.

Trump ka përdorur pothuajse çdo justifikim për tarifat, nga rritja e të ardhurave nga taksat deri tek rritja e prodhimit amerikan. Por një gjë që është e dukshme është se presidenti i ri i konsideron ato si një mënyrë për të detyruar kombet e tjera të bëjnë atë që ai dëshiron.

Megjithatë, problemi me Shtëpinë e Bardhë që përdor kërcënimet tarifore në këtë mënyrë është se nëse vendet e tjera nuk tërhiqen Trump mund të ndiejë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse ti çojë deri në fund kërcënimet ose rrezikon të humbasë besueshmërinë para amerikanëve.

Kjo dinamikë me rrezik të lartë është arsyeja pse shumë analistë dhe ekonomistë nuk janë aspak të kënaqur nga mënyra se si kanë rrjedhur gjërat me Meksikën dhe Kanadanë këtë javë.

Arsyeja tjetër që shumë ekonomistë i frikësohen tarifave të Trumpi është ndikimi që mund të kenë në investimet dhe bizneset. Kompanitë amerikane të makinave kanë një bazë industriale të integruar thellësisht në të gjithë Amerikën, Meksikën dhe Kanadanë. Pjesët e automjeteve i kalojnë ato kufij disa herë në procesin e montimit të një automjetit.

Vendosja e tarifave 25% për secilën prej këtyre lëvizjeve do të ishte katastrofike për këto biznese. Këto tarifa janë pezulluar për momentin, por është shumë e vështirë të shohësh drejtuesit e kompanive amerikane të kësaj industrie ose kanadezë të bëjnë investime të mëtejshme në këto rrugë furnizimi ndërkufitar.

Kjo do të ketë implikime negative për produktivitetin e tyre dhe për pagat e punonjësve të tyre në të tre vendet. Pikëpamja e shumë ekonomistëve është që  këto zinxhirë furnizimi ndërkufitar i bëjnë këto firma më produktive dhe kjo rrit pagat e punëtorëve amerikanë të cilat do të ishin shumë më të ulëta nëse këto pjesë do të prodhoheshin vetëm në Amerikë.

Të njëjtat efekte zbatohen në shkallë globale. Në dritën e kërcënimeve tarifore të Trump kundër Bashkimit Evropian, sa firma amerikane ka të ngjarë të vazhdojnë me investimet e planifikuara në Evropë – dhe anasjelltas?

Vende si Vietnami dhe Malajzia përfituan në mënyrë indirekte nga tarifat amerikane të vendosura ndaj Kinës në mandatin e parë presidencial të Donald Trump, pasi kompanitë shumëkombëshe zhvendosën prodhimin jashtë Kinës në territoret e tyre për të shmangur taksat dhe për të vazhduar eksportin në Amerikë. Por, çfarë ndodh nëse Trump tani kërcënon me tarifa edhe kundër tyre?

Pasiguria e madhe që kërcënimet tarifore të Trump kanë injektuar në ekonominë globale tashmë kanë filluar ta bëjnë dëmin e tyre.

Ju sugjerojmë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
Kryesore

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

6 Shkurt, 2026 1:37 pm
Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

6 Shkurt, 2026 1:28 pm
Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit
Aktualitet

Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit

6 Shkurt, 2026 1:24 pm
Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur
Bota

Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur

6 Shkurt, 2026 1:23 pm
Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…
Politikë

Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…

6 Shkurt, 2026 1:09 pm
Para
Spanjë/ Ndahet nga jeta futbollisti kroat, ra në det dhe u mbyt

Spanjë/ Ndahet nga jeta futbollisti kroat, ra në det dhe u mbyt

10 viktima në Suedi/ Publikohen pamjet kur sulmuesi qëllon me armë në shkollë

10 viktima në Suedi/ Publikohen pamjet kur sulmuesi qëllon me armë në shkollë

Suedi/ Mësuesja kujton momentin kur agresori vrau disa persona: Dikush hapi derën…

Suedi/ Mësuesja kujton momentin kur agresori vrau disa persona: Dikush hapi derën...

TE FUNDIT

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
6 Shkurt, 2026

Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe...

Lexo më shumë

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
6 Shkurt, 2026

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje...

Lexo më shumë

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
6 Shkurt, 2026

Në pragun e një takimit të rëndësishëm mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, tensionet mes...

Lexo më shumë

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta pasi publikoi në platformën e tij Truth Social një video...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com