Në programin “E diela shqiptare”, prezantuesi dhe producenti Ardit Gjebrea nuk e ka anashkaluar incidetin e mbrëmshëm mes dy këngëtarëve Stine dhe Flori, i ndodhur jashtë Pallatit të Kongreseve. Gjebrea ka sqaruar live në program se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht mes dy këngëtarëve.
“Teksa Flori po shkonte për të marrë makinën e tij, pati një zënkë me Stinen, ku Stine në gjaknxetësi e sipër, me gotën që kishte Flori në dorë, i bie dhe e çan”.
Gjebrea ka treguar, se më pas ai ka shkuar në spital për të parë gjendjen e Florit, i cili kishte një çarje të vogël në ballë dhe qe ia kishin qepur, pa pasoja.