Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardian Vehbiu refuzon paratë e ministres Kumbaro

2016/05/24 at 9:58 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Qytetarë në mësymje

Nga Ardian Vehbiu


“Peizazhe të fjalës” ka qenë, që prej nëntë vjetësh, pjesë e diskursit publik shqip, me një numër lexuesish dhe dashamirësish që ka ardhur duke u rritur. Gjatë gjithë këtyre vjetëve kur kemi botuar në faqen tonë mbi 3,000 poste tërësisht origjinale, nga një numër i konsiderueshëm autorësh tanët dhe të ftuar, të vetmet fonde që kemi pranuar me mirënjohje kanë qenë dhuratat individuale të lexuesve, të pamjaftueshme për t’u quajtur si të ardhura, por gjithnjë të vyera dhe motivuese për ne.

Nga ana tjetër, dëshira jonë ka qenë që peizazhet të tërheqë edhe pena të tjera, edhe qasje të tjera ndaj diskursit publik dhe sido që ne vetë jemi angazhuar në këtë punë me dëshirën tonë, nuk mund tëpretendojmë që edhe të tjerët të ofrojnë punët e tyre pa u shpërblyer.

Prandaj, kur u bë e njohur thirrja për mbështetje publike nga Ministria e Kulturës, menduam të aplikojmë për të zgjeruar prurjet në faqe, si dhe për të çuar përpara modelin e shpërblimit të autorëve nga media. Menduam të mundësojmë për bashkëpunëtorët tanë, edhe pse në shkallë të kufizuar, atë çfarë do të kishim dashur për krijuesit dhe autorët
e rregullt të kësaj faqeje.

Aplikimin e bëri, si individ, një nga drejtueset e faqes sonë, Elona Pira, me projektin e titulluar “Laboratori i diskursit kritik shqip”, i cili parashikonte botimin, në “Peizazhe të fjalës”, të një serie prej dhjetë esesh të përzgjedhura me temë nga fusha e kulturës. Ky do të ishte, pra fond nga ato që u jepen individëve, pa çka se do të përdorej për të mbështetur 10 bashkëpunëtorë, të cilët do të përgatitnin ese relativisht të gjata (prej 5,000 deri 10,000 fjalësh); dhe në masë minimale, edhe përpjekjen tonë editoriale.

Natyrisht, të gjitha këto ese do t’i ofroheshin publikut falas, ndryshe nga revistat e librat që gjithashtu mbështeten me fonde publike, madje shumë më fuqishëm, por që
lexuesi përsëri duhet t’i blejë në treg. Me anë të projektit tonë, gjithashtu dëshironim të sugjeronim një standard të ri për revistat, me të cilin puna krijuese të shpërblehet; standard i cili sot pothuajse nuk ekziston, jo vetëm si praktikë, por edhe si pritshmëri.

Kërkesa jonë u miratua dhe Ministria e Kulturës na akordoi një fond modest prej 400,000 lekësh, prej të cilëve çdo autor do të merrte një honorar prej 30,000 lekësh, ndërsa pjesa e mbetur do të shkonte për punën editoriale. Përndryshe projekti për të cilin aplikuam, “Laboratori i diskursit kritik shqip”, si dhe fondet që iu dhanë, ishin pjesë e një nisme me natyrë të kufizuar për botimin e një serie esesh, pa kurrfarë pretendimi për të
mbështetur vetë faqen “Peizazhe të fjalës”.

Me fjalë të tjera, kërkuam një fond publik vetëm e vetëm sepse dëshiruam të shpërblenim monetarisht, sado pak, autorët që do të merrnin pjesë me esetë e tyre te “Laboratori”; ndërkohë që ne vetë, administratorë, editorë dhe autorë që shkruajmë dhe kujdesemi rregullisht për këtë faqe, nuk kemi pretenduar ndonjëherë të shpërblehemi dhe as të nxitemi për përpjekjet tona me para publike.

Përndryshe kemi besuar dhe ende besojmë, se fondet publike duhet të vihen në dispozicion për të mbështetur të gjitha ato produkte kulturore bashkëkohore, të cilat
nuk mund të mbijetojnë ndryshe, në rrethanat e sundimit të logjikës së tregut dhe të fitimit. Megjithatë, që nga koha e aplikimit tonë dhe deri më sot, disa gjëra kanë ndryshuar dhe disa prirje në politikën kulturore të institucioneve publike janë bërë, të paktën për ne më të qarta se më parë, sikurse janë kristalizuar disa të meta dhe mangësi që dikur, me dashamirësi ia kishim atribuuar mungesës së përvojës nga ana e
ekzekutivit të tanishëm në Tiranë. Për këtë arsye, kemi vendosur që ta refuzojmë publikisht fondin që na kish akorduar Ministria e Kulturës.

Në kontekstin politik­kulturor të tanishëm, kur shohim si pushteti po i përdor fondet publike jo për t’i shërbyer kulturës dhe vetë publikut, por për të promovuar politikat e veta dhe si pjesë e përpjekjeve për të ngritur kulte të caktuara, edhe politike edhe kulturore, nuk mund të rrimë indiferentë dhe të pranojmë të jemi pjesë e kësaj shfaqjeje të pahijshme, që luhet çdo ditë në sytë e taksapaguesve. Meqë asnjë pjesë e fondit ende nuk na është dorëzuar, e kemi edhe më të lehtë për ta refuzuar atë; për fat të mirë, do të shtonim.

Aparatçikët e Ministrisë së Kulturës e kanë bërë tërkuzë këtë transaksion elementar, mu në një kohë kur paratë e taksapaguesve po shpenzohen dhe shpërdorohen, haptazi dhe ditën për diell, për projekte të dyshimta dhe që bashkojnë, në vetvete, megalomaninë me
klientelizmin. Ndërkohë, ne si “Peizazhe të fjalës” kemi paguar honorarët e dy autorëve që kanë dorëzuar esetë e tyre dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe për autorët e tjerë të përfshirë në projekt, me fondet e përgjithshme të faqes dhe me ato tonat personale, në mënyrë që ky projekt të dalë me sukses.

Kontratat tona me autorët e projektit “Laboratori i diskursit kritik shqip” mbeten në fuqi, përveçse kur ndonjë prej tyre vendos të tërhiqet nga projekti ose ta refuzojë honorarin, tani që kanë ndryshuar rrethanat; dhe aq më tepër nëse ndonjë autor vendos t’i bashkohet gjestit tonë simbolik të protestës. Me këtë rast, duam t’ia bëjmë të qartë të gjitha atyre autoriteteve publike që administrojnë marrëdhëniet e shtetit me kulturën bashkëkohore në Shqipëri, se kjo kulturë nuk mund të jetë pronë e një partie politike ose e një grupi njerëzish; dhe aq më pak mund të jetë pronë e pushtetit ekzekutiv kritika edhe kulturore edhe politike nga ana e shoqërisë civile, pjesë e së cilës mbetet “Peizazhe të fjalës”.

Ne nuk mund të ndalojmë pushtetin e sotëm që të zbatojë atë politikë kulturore që ai e gjen me vend dhe të arsyeshme, por nuk duam të jemi dhe nuk do të jemi pjesë e kësaj politike, edhe pse e kemi të qartë se fondet publike, që pushteti shpesh po i përdor për të promovuar axhendat dhe interesat e veta ngushtësisht politike, i janë besuar këtij pushteti thjesht që ky t’i administrojë për të mirën e publikut, jo për të pompuar njerëz dhe grupe që i pëlqejnë dhe për synime të tjera mirëfilli klienteliste.

E kemi thënë edhe më parë dhe do ta themi sërish: është fat i madh, për ne të “Peizazheve të fjalës”, që veprimtaria jonë publike nuk ka nevojë për bekimin e pushtetarëve të Tiranës, që të vazhdojë. Jemi të vendosur të mbetemi një zë i pavarur në diskursin publik shqip dhe të japim shembullin e një institucioni të shoqërisë civile që mbahet gjallë falë marrëdhënieve horizontale që ka me publikun, jo ngaqë i pëlqen pushtetit.

Edhe vetë këtë refuzim po e bëjmë publik, me shpresën se ashtu do të arrijmë të përcjellim një mesazh më të pasur dhe domethënës, se vetë pakënaqësinë dhe zhgënjimin tonë; meqë nuk duam të bëhemi pjesë e një narrative që e lejon shtetin të marrë kredit për ekzistencën e zërave kritikë, pa çka se zëra të tillë, si yni i “Peizazheve”, kanë qenë të pranishëm në arenën publike për një kohë të gjatë (shumë më të gjatë se grupi i tanishëm në fuqi) dhe janë mbështetur publikisht nga lexuesit, miqtë, dashamirësit dhe të gjithë ata që nuk e konsiderojnë shoqërinë civile si trampolinë drejt pushtetit.

Por le të themi në mbyllje edhe këtë: qëllimi dhe misioni i “Peizazheve të fjalës” nuk janë të ndjekë hap pas hapi bëmat e pushtetit në Tiranë, dhe as t’i kritikojë ose t’i lavdërojë ato sipas rastit – sepse ashtu njëlloj do t’i kishim shërbyer atij pushteti duke e konsideruar si faktor kulturor të mirëfilltë dhe lojtar po aq të mirëfilltë në skenën e kulturës.

Në të vërtetë jeta dhe veprimtaria kulturore as fillojnë dhe as mbarojnë në kancelaritë dhe burokracitë e institucioneve që administrojnë fondet publike të kulturës; madje sa më shumë që pushtohen këto institucione nga klientelizmi dhe interesat politike meskine, aq më peshë fiton hapësira tjetër, ajo alternative, ku kultura mund t’i rezistojë pushtetit dhe politikës jo vetëm duke e kundërshtuar, por edhe vetëm duke e shpërfillur. Si edhe më parë, publiku që na lexon e ka vetë në dorë të na mbështetë, jo vetëm moralisht por edhe financiarisht, nëpërmjet mekanizmit të dhuratës së lirë dhe vullnetare, i cili nuk ka nevojë për ndërmjetësinë as të shtetit as të pushtetit, dhe aq më pak mund të uzurpohet, për mburrje dhe protagonizma të ditës.

*Titulli origjinal: “Ekzistojmë dhe rezitojmë”

Marrë nga portali “Peizazhe të fjalës”

 



Ju sugjerojmë

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja
Rajoni

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja

16 Maj, 2025 10:02 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Tiranë/ Vetëvritet brenda automjetit një 38 vjeçare, policia po sqaron rrethanat

16 Maj, 2025 9:59 am
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

16 Maj, 2025 9:50 am
Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama
Aktualitet

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

16 Maj, 2025 9:41 am
Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë
Aktualitet

Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë

16 Maj, 2025 9:38 am
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Kryesore

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

16 Maj, 2025 9:24 am
Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
Aktualitet

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

16 Maj, 2025 9:15 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

16 Maj, 2025 9:08 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Samiti në Tiranë/ Punonjësit e policisë në terren, ja akset rrugore që bllokohen

16 Maj, 2025 8:50 am
Para
Ushtari i NATO-s që la dashurinë në Kosovë

Ushtari i NATO-s që la dashurinë në Kosovë

Vrasja makabre në Greqi, dëshmitari: Autorët janë shqiptarë

Vrasja makabre me prerje koke, mediat greke: Autorët janë në Shqipëri

ISIS paralajmëron sulme më 19 maj në Turqi

Europol jep alarmin: Terrorizmi po përparon frikshëm...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja
16 Maj, 2025

Kompania serbe Sprocure, e cila u përfshi më 14 maj në paketën e 17-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Tiranë/ Vetëvritet brenda automjetit një 38 vjeçare, policia po sqaron rrethanat

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
16 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 38 vjeçare i ka dhënë fund jetës...

Lexo më shumë

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
16 Maj, 2025

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ me grusht brenda ambienteve të qendrës së...

Lexo më shumë

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama
16 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com