Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardian Isufi: Ministria e Kulturës ka ecur në drejtimin e gabuar…

2016/07/22 at 1:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Ardian Isufi: Ministria e Kulturës ka ecur në drejtimin e gabuar…

Një vit të ngjeshur shkollor në realizimin e programit mësimor, por edhe mirë-kordinimit të shumë aktivitete që lidhen me shkëmbimet e eksperiencave pedagogjiko-artistike në partnership me shumë institucione të tjera. Kështu është mbyllur viti akademik në Fakultetin e Arteve të Bukura. Kjo bëhet me dije nga dekani Ardian Isufi, i cili tregon se të tjera projekte edhe më të rëndësishme do të vijojnë të zhvillohen në fakultetin që ai drejton. Artisti Ardian Isufi, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, UART, në intervistën e tij bën një prezantim dhe të ekspozitave që janë çelur me punët e studentëve. Por si një prej artistëve, i cili gjithmonë ka reaguar ndaj problemeve, edhe në këtë intervistë dekani Ardian Isufi flet se jeta artistike po përballet jo vetëm me mosvëmendjen e Ministrisë së Kulturës, por sipas tij vazhdon të mos ketë një strategji për çështjet e kordinimit dhe sistemit të artit pamor.


 Sezoni i vitit shkollor ka përfunduar, si dekan i Fakultetit të Arteve të  Bukura, çfarë mund të na thoni për këtë sezon që përfundoi?

Për sa i përket mbylljes së vitit universitar, kemi pasur një vit të ngjeshur shkollor në realizimin e programit mësimor, por edhe mirë-kordinimit të shumë aktivitete që lidhen me shkëmbimet e eksperiencave pedagogjiko-artistike në partnership me shumë institucione të tjera.            Dëshiroj të falenderoj veçanërisht studentët dhe pedagogët për përkushtimin e tyre në realizimin e objektivave tona, si dhe për shfaqjen publike të disa ekspozitave që tejkalojnë kërkesat universitare. Citoj ekspozitat në fund të vitit nga atelieri i grafikës, multimedias, apo atë të qeramikës, që kanë qenë jo vetëm pjesë e procesit mësimor, por mbi të gjitha ka qenë një dialog real me publikun artdashës, si domosdoshmëri e komunikimit mbi aktualitetin artistik duke reflektuar thellësisht mbi realitetin tonë. Menjëherë me mandatimin tim si dekan kam iniciuar disa projekte që i kam pjesë të platformën time që kanë lidhje si p.sh. me buxhetet alternative, apo me ri-funksionimin e strukturës të fakultetit duke ngritur grupe të reja pune për shumë çështje specifike, ku veçoj atë të programit e Erasmus që ka një rëndësi strategjike për shkollën tonë. Një tjetër grup pune që lidhet me projektin e Europës Kreative, gjithashtu janë në diskutim disa projekt-ide që lidhen me ridimensionimin e hapësirave dhe auditorit mësimor, për t’iu përshtatur sa më mirë jo vetëm kartës së Bolonjës, por për t’iu përshtatur sa më mirë dhe funksionalitetit të mësimdhënies dhe krijimit të një strukture sa më efikase në shërbim të studentëve. Këto ambiente po rishikohen për një ridimensionim bashkëkohor dhe kemi ftuar arkitektë në analiza profesionale për të mundësuar shfrytëzimin 100 përqind të hapësirave të fakultetit dhe universitetit. Ndërkaq pjesë e sfidave për tu realizuar në projekte është edhe dixhitalizimi i plotë i të gjithë veprave të fondit të fakultetit. Gjithashtu, kemi dhe një seri ekspozitash që ka nisur vite më parë me arkivin tonë, por që do bëjmë një politikë kulturore shumë më të kujdesshme që të sjellim pjesë të veçanta të këtij koleksioni jo vetëm për studentët, por dhe publikun artdashës me zhanre të veçanta siç është vizatimi, elemente të artit grafik, tekstilit dhe modë, qeramikës, etj., pra fondi do shërbejë për disa ekspozita më specifike për të sjellë në vëmendje të publikut që jo vetëm janë “harruar”, por i japin dhe një temp të ri këtyre zhanreve. Nëse realizojmë dixhitalizimin dhe aksesin informatik do të thotë që fondi jonë të jetë publik, informativ dhe në çdo kohë mund të shikohet apo analizohet nga studiues, kuratorë, artdashës, si një fond jo i mbyllur brenda, por në kuptimin virtual të jetë i hapur.

Me veprat tuaj si artist ju jeni pjesë e ekspozitës, që është çelur në Budapest. Si është prezantimi juaj në këtë ekspozitë?

Është një ekspozitë për artin shqiptar, që përmbledh artistë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, një përballje pamore e artistëve nga Shqipëria dhe ata të Kosovës në kontekstin ndërkombëtar. Padyshim, është një ngjarje me rëndësi, sepse “Ludwig Museum – Museum of Contemporary Art” është nga muzetë më të mirë sot në botë sa i përket historisë së artit modern dhe artit bashkohor, por mbi të gjitha ka të bëjë dhe me temën e përzgjedhura nga kuratoja në historinë politike të vendit tonë. Unë u përzgjodha nga kuratorja Julia Fabeny si një pjesë e ekspozitës “Balena që ishte nëndetëse” dhe prezantohem me dy vepra që janë “Zëri i popullit” dhe “Hibrid”. Nga arkiva ime personale marr një artikull gazete të 1987, ku aty jam me emër dhe mbiemër duke reflektuar me ironi mbi instrumentalizimin rinise që në atë kohë quheshim pionerët e Enverit. Unë rrethoj me laps shumë nga citatet që për kohën kanë qenë sllogane të rëndësishme duke evidentuar paradokset e pushtetit, gjithashtu nëpërmjet përmbajtjes të tekstit duket qartësisht se kemi qenë marioneta për ti shërbyer politikës diktatoriale të kohës… Përballë kësaj pune qëndron instalacioni “Hibrid”, që është një kalli misri jo i natyrshëm, por i ndërtuar me dhëmbë dhe dhëmballë si mutacion i historisë të dëshmuar në “Zëri i popullit” , si pjesë e Artefaktit që ka të brendashkruar emrin tim, të një aktiviteti real, të një kohe reale në të cilën sot e sjell për analizë pamore dhe historike përballë publikut

-Vazhdoni të jeni një nga zërat më kritikë mbi problemet e artit në vend, çfarë ndryshmesh ka pasur në politikat e Ministrisë së Kulturës në zhvillim të artit. Ju çfarë shikoni në këto vite?

Mendoj se Ministria e Kulturës ka ecur në drejtimin e gabuar, përtej “tam-tameve” dhe propagandës të këtij  institucion kulturor  që bën “sikur” ka shtuar buxhetet dhe ka orientuar drejt konceptit bashkohor. Vetëm të shohim marrëveshjet e reja që janë bërë për objektet të trashëgimisë kulturore siç janë kështjellat, kuptohet lehtësisht që janë marrëveshje klienteliste të cilat dëmtojnë këto objekte, duke ja lënë në dorë një privati që mund të bëjë çfarë të dojë. Ministria e Kulturës në këtë rast ka ndjekur një politikë të vjetruar, si dje kur kanë dhënë në përdorim kalanë e Petrelës, që shërbejnë thjesht si shtojca për çështje biznesi, duke tjetërsuar pamjen dhe dhunuar dhe pjesën fizike të objektit. Unë uroj të mos ndodhin ato që i kanë ndodhur kalasë së Petrelës, që është një shembull konkret, ku sot kjo kala trajtohet apo shërben si kioskë duke minimizuar vlerat historike të saj. Ka dhe shumë çështje të tjera me mënyrën se si ministria menaxhon projektet kombëtare dhe ndërkombëtare. Fakti që konkursi “Onufri” është lënë në “zgrip” për shkak të buxhetit minimal që i akordohet , flet shumë për çoroditjen e strategjive kulturore.

U rihap konkursi për kuratorë për ekspozitën “Onufri”. Në aplikimet e para ka pasur vetëm një. Çfarë mund të na thoni në gjykimin tuaj?

Mosinteresi ndodh në radhë të parë nga buxheti, e sipërthashë që ka buxhet qesharak “Onufri”. Nëse një kurator mendon të bëjë një ekspozitë ndërkombëtare duhet ti ftojë artistët potencial, që janë sot në botë dhe kjo përkthehet në buxhet. “Onufrit” nuk po i jepet vlera e duhur, sepse po krijohet një “mbivendosje” keqdashëse me COD në kryeministri. Pra sot po merr peshë Qendra e Komunikimit dhe Dialogut në kryeministri për shkak të servilizmit të pushtetit se sa merr peshë një event i Ministrisë së Kulturës në GKA. Këto janë disa çështje që në një strategji kulturore afatshkurtër dhe afatgjatë po e dëmtojnë shumë skenën artistike, po dëmtojnë aspektin krijues të artistëve, sepse çdo gjë është “orientuar” drejt kryeministrisë, e cila mund të kishte një pjesë të vogël të kontributit të saj dhe jo ti zinte frymën padrejtësisht gjithë skenën artistike… aktualisht Ministria e Kulturës akoma nuk ka konceptuar një qendër të artit bashkohor. Ka shumë artistë shqiptarë, që operojnë në botë dhe Shqipëri, që duhet të kishin mundësi për të ekspozuar veprat e tyre në një qendër të artit bashkohor pas viteve ‘90. Pra, e thënë thjesht dhe troç, ka pasur shumë fjalë nga ministria dhe pak punë.

Sot përpara GKA ndodhet instilacioni “Reja”. Si e shikoni atë vepër arti?

Jam shprehur publikisht për këtë çështje, që është një vepër e mirë jo në vendin e duhur… Është gjetur si të thuash një format elektoral për vendosjen e asaj vepre. Si instalacion ashtu edhe si vetë ideja e autorit Fujimoto duhet të instalohej në një pjesë shumë intime të parkut kombëtar te liqeni artificial,nga vetë karakteri që ka vepra për të qenë e rrethuar nga natyra. Në rastin konkret, paradoksalisht  “Reja” është ngjitur me semaforin, duke e bërë të keqkuptuar dhe të  pakuptueshme që një vepër kaq poetike futet në një zhurmë dhe ndotje urbane kaq të madhe. Bashkia e Tiranës e ka bërë thjesht për përfitime të konceptit elektoral, duke na e sjellë para fytyrës këtë vepër ka dashur të na sjelli si një “vitrinë” të punës së saj duke reklamuar keq që po bëjnë gjëra të mëdha dhe të mira, kur realisht “Reja”është një vepër që nuk duhet të na vijë para fytyrës por të jetë brendashkruar një zone të caktuar natyrore për të nxitur meditatcionin dhe aspektin shpirtërore. Ndërkohë, ky dëmtim në imazh i bën keq jo vetëm veprës por edhe edukimit të publikut nëpërmjet artit bashkëkohor.

-Gjatë kësaj kohe artistë të ndryshëm kanë shprehur keqardhjen që Ministria e Kulturës nuk i ka mbledhur në një tryezë për problemet e artit. Ju çfarë mund të na thoni?

Ministria e Kulturës nuk ka një strategji për çështjet e kordinimit dhe sistemit të artit pamor. Kjo është më se evidente, sepse realisht kanë munguar tryezat e rrumbullakëta me të gjitha palët dhe partnerët për të diskutuar thellësisht për këto çështje. Po, mund të themi se ky institucion kulturor ka ndjekur thjesht një formë personale të një “organizimi të ç’organizuar” të politikave kulturore, sepse i mungojnë kapacitetet intelektuale të duhura brenda ministrisë për tu orientuar këto lloj politikash. Do ishte mirë (por tashmë është vonë) që të ftoheshin në diskutime të hapura shumë nga këta partnerë, që mund të jenë artistë, kuratorë, menaxherë të artit, drejtues muzesh arti, etj. Kujtoj se është bërë vetëm një takim bajat për “Onufrin” para 2 vitesh dhe ministria vazhdon të jetë në ngërçin duke organizuar evente që shkojnë drejt klienteliste.

“Postbllok” një vepër që dhe ju keni autorësinë, është në vëmendje të shumë turistëve. Si ndiheni nga kjo?

Padyshim që këtu paradoksi vazhdon. Sepse është një vepër, që sot është më e vizitueshme jo vetëm nga turistët e huaj dhe nga gjithë shqiptarët anembanë. Janë bërë anketime, që është një objekti artistik më shumë e vizitueshëm, por paradoksi që lartpërmenda vazhdon se po keqtrajtohet nga Bashkia e Tiranës. Nuk pastrohet, nuk përkujdesen, dhe po e lënë atë vepër pothuajse në mëshirë të fatit. Pra, ndërkohë që “Postbllok” ka vizitueshmëri të madhe, ka një kujdes minimal për të. Unë personalisht si artist dhe bashkautor, kam folur me personat përgjegjës në bashki dhe kam gjetur “një përgjigje pa përgjigje” – askush nuk e merr si përgjegjësi institucionale, pra, banalisht askush nuk merret me këtë Memorial të Izolimit Komunist…Siç duket këtu vazhdon mentaliteti i politikës së vjetër, çfarë është bërë para tyre ta minimizojmë, ta fshehim dhe çfarë është bërë pas ardhjes së kryetarit të ri të maksimalizohet. Ky është mediokritet i politik-bërjes dhe fatkeqësisht ky mentalitet po i trashëgohet edhe gjeneratave të reja, pra, një kryetar bashkie në moshë të re, që ka një kostum të vjetër në mentalitetin politik.

Intervistoi: Julia Vrapi

Agjencia e lajmeve Sot



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

13 Qershor, 2025 9:49 am
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?
Bota

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli sulmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

13 Qershor, 2025 9:47 am
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kryesore

Grabitën taksistin dhe një punonjës karburanti/ Pranga 23-vjeçares, në kërkim…

13 Qershor, 2025 9:40 am
Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë
Bota

Analizë/ Çfarë ndodh tani? Irani do të sulmojë Izraelin me gjithë fuqinë

13 Qershor, 2025 9:38 am
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump
Bota

Trump ishte në dijeni të sulmeve ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Reforma në Drejtësi/Konsensusi ka por 7 ligjet mbeten peng i shtatorit

Reforma në Drejtësi/Konsensusi ka por 7 ligjet mbeten peng i shtatorit

Radikalizmi fetar, Manjani: Problemi te mungesa e edukimit

Reforma në Drejtësi-Manjani: Tani është koha e diskutimit të ligjeve...

Vendimi, 556 pronarët që marrin paratë e kompensimit

Vendimi, 556 pronarët që marrin paratë e kompensimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
13 Qershor, 2025

Një 54-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjetet sociale me kredencialet...

Lexo më shumë

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
13 Qershor, 2025

Seanca e sotme në Kas është përfshirë nga debate të forta mes anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit dhe përfaqësuesit të...

Lexo më shumë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
13 Qershor, 2025

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë  ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja” Pezullimi i...

Lexo më shumë

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
13 Qershor, 2025

Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com