Disa ditë pas arrestimit Ardian Çapja një nga personat që qëlloi me armë mbi policinë rreth një javë më parë në Elbasan, la mjediset e spitalit për t’u transferuar në burgun 313.
Mesditën e së martës ai u morr në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërsa u kryen edhe procedurat e zakonshme si marrja e shenjave të gishtave.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë, mbetur në tentativë.