Ai është 21-vjeçari spanjoll Hesus Tomijero, i cili ka një karrierë prej plot 10 vitesh me “bilbil”. Para disa kohësh, ai bëri publike prirjet e tij në televizion, por kjo ka ndikuar negativisht në karrierë. “Ishte e pamundur që të isha arbitër, sepse shumica tallej dhe qeshnin me mua.
Kishte prej atyre që më kërkonin të largohesha nga fusha, sepse nuk më duronin dot afër. Ishte me të vërtetë e tmerrshme. Futbolli është i mbushur me homofobë”, deklaroi Tomijero. “Nuk e mendoj se mund të rikthehem sërish që të arbitroj, edhe pse e kam parë jetën të lidhur me këtë profesion”, tha spanjolli.