Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për të pezulluar me një vit, skuadrën Skënderbeut nga kupat e Europës.
CAS ka vendosur që Kampionët e Shqipërisë të përjashtohen, pavarësisht se skuandra mori pjesë në shorteun për raundin e dytë të UEFA Champions League.
Në fillim të Qershorit Komisioni i Disiplinës së UEFA -s, pezulloi Skënderbeun për 1 vit nga kupat e Europës me akuzën se janë përfshirë në trukime në ndeshje të kampionatit dhe aktivitetet ndërkombëtare.
Klubi korçar apeloi vendimin në CAS, por kjo e fundit ditën e sotme i ka dhënë të drejtë UEFA-s.