Emisioni “Report” në Rai 3, do të transmetojë sot një intervistë ekskluzive të ish-kryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili prej korrikut të vitit të kaluar kur SPAK lëshoi urdhër-arrestin ndodhet në arriti.
Ndër të tjera në intervistë, Ahmetaj pretendon se ka të dhëna që tregojnë se bosët e mafias marrin para publike dhe leje ndërtimi për pastrimin e parave.
“Grupet kriminale marrin tendera publikë përmes “presta nome”, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit. Koordinohen me Edi Ramën,” shprehet Ahmetaj.
Sipas akuzave të ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, tashmë në arrati, Rama ka raporte direkte me krerët e klaneve, e këtë ai thotë se e ka parë vetë.
“Takon shefat e mafies në Kryeministri, i kam parë”. Ahmetaj pretendon që raportet ndërmjetësohen nga një investitor nga Durrësi, E.A, biznesmen.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat përballë gazetarëve italianë. Rama e quan ish-zëvendësin e tij të pabesueshëm.
“Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”, thotë Rama.