Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdullah al-Sheikh, ka vendosur që të ndalojë lojën e shahut në këtë territor.
Al-Sheikh thotë se shahu hyn në kategorinë e lojërave të fatit dhe si tillë nxit vënien e basteve dhe humbjen e kohës.
“Shahu është shkaktar i urrejtjes dhe armiqësisë mes njerëzve”, ka thënë ai.
Pretendimet e tij ai i mbrojti duke u mbështetur në një varg nga Kurani, i cili sipas tij, thotë se “drogat, lojërat e fatit dhe magjia janë të ndaluara”.