Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arabia Saudite mund të tolerojë ndalimet mbi kishat për të krishterët

2018/08/03 at 11:07 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Arabia Saudite mund të tolerojë ndalimet mbi kishat për të krishterët

Evidenca të reja sugjerojnë se Profeti Muhamed ka toleruar kishat në Arabi


Për gjenerata me radhë autoritetet saudite kanë mbajtur larg syrit të vëzhguesve reliket e vjetra të antikitetit. Një roje u fishkëllen vëzhguesve kuriozë që të largohen nga vendi ku ndodhen rrënojat duke i kërcënuar me burg. Por nëse studimet e pavarura janë të sakta, në lindje të shkretëtirës aty mes dunave dhe palmave vërehen shenjat se Islami ka lejuar ndërtimin e kishave në Arabi në shekullin e 7.

Muhamed Selmani, princi i kurorës që po modernizon Arabinë, ka lejuar njerëzit të shkojnë në kinema, ka lejuar koncertet dhe madje i ka mundësuar femrave t’i japin makinës në mbretërinë e tij puritane. Por duket se lejimi i kishave për 1.4 milion kristianëve në Arabinë Saudite është një thyerje tabuje shumë e vështirë për t’u arritur. “Kudo gjetkë nuk do të ishte problem, por dy besime, nuk kanë vend në gadishullin arabik,” shprehet një princ me peshë ndërsa na transmeton një thënie të profetit Muhamed. Kishat u larguan nga gadishulli prej myslimanët e parë 14 shekuj më parë, këmbëngul princi.

Gërmimet në Xhubail dhe në zona të tjera bashkë me bregun perëndimor na sugjerojnë të kundërtën gjithsesi. Të dhënat e kronikave të ndryshme na tregojnë për ekzistencën e një sinodi dhe një dioqeze të quajtur Beit Katraje, afër Xhubailit, në 676 pas Krishtit, gati 40 vjet pas vdekjes së Profetit Muhamed. Por ndonëse në Arabi kishat mungojnë në gjashtë vendet e tjera të gadishullit ato ekzistojnë. Katari, që ndjek të njëjtën shkollë mendimi vehabite si Arabia Saudite, lejoi ndërtimin e një kishe një dekadë më parë. Bahreini e lejoi që në 1906. Këtë vit zuri vend katedralja e re “Zonja jonë” në Gadishullin Arabik.

Por përjashtimi i Saudisë është i kuptueshëm dhe madje me rëndësi pasi mbretëria është shtëpia e dy vendeve të shenjta të Islamit nga ku lindi dhe besimi. Në tetor princi Muhamed u shpreh se ai donte që Arabia Saudite të ishte “e hapur për çdo besim, traditë dhe qytetar të botës”. Por jashtë Saudisë në brigjet e Bahrein, Camillo Ballin, kardinali katolik për veriun e Arabisë, ankohet se asgjë nuk ka ndryshuar për kristianët e Arabisë Saudite. Lutja private tolerohet, por ë publik nuk lejohen simbolet kristaine. Komunioni në një vend që ndalon verën është problematik. Priftërinjtë futen në vend si mekanikë apo si shefa guzhine për të drejtuar meshat.

Faqja online e kardinalit ndjek lutjet dhe takimet klandestine duke kujtuar vuajtjet e të krishterëve të hershëm nën perandorinë Romake. Në krahun e një ambasade në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, pas një bufeje ndodhet një tavolinë e mbuluar me veshje që shërben si një altar. Një prift ngre biblën sipër dhe përmend sakramentin. Një kongregacion ndërkombëtar këndon Glorian. “Për ty vuajtjet e tua ti do të shpëtohesh” vazhdon prifti.

Disa teologë sauditë kanë kërkuar që të rimendohet sjellja. Ato këmbëngulin që ndalimi i profetit ndaj dy besimeve ka qenë i keqkuptuar (sipas tyre dini do të thotë autoritet religjioz, e jo besim apo religjion) dhe ai kurrë s’ka pretenduar se do të ndalonte adhurimet e atyre që s’janë mylsimanë në gadishull. Deklarata e Medinës, një marrëveshje që mundëson bashkëekzistencën e hebrenjve, “mund të jetë ende modeli ynë”, u shpreh një zyrtar i lartë në ministrinë e çështjeve të Islamit.

Mbreti Abdullah, paraardhësi i mbretit aktual të Arabisë Saudite, hapi një qendër ndërfetare, por qendrën e saj e vendosi në Vjenë. Në mënyrë më kurajoze, Princi Muhamed ka pritur klerikët krishtainë në shtëpi. Media saudite ka transmetuar pamje të patriarkut maronit dhe emisarit papal, kardniali Jean-LouisTauran, i veshur sipas standartit fetar, përfshirë edhe kryqin ishte në takim me mbretin. Një dekret që i heq të drejtën policëve fetare për të arrestuar të krishterët i jep kristianëve një mundësi për të pasur mesha të hapura në shtëpinë e tyre. Predikuesit bigiotë janë larguar nga ekranet ndërsa shtyrja për dhunë ndaj jobesimtarëve janë fshirë nga tekstet shkollore. Hapja e legatës papale dhe ndërtimi i një kishe, parashikon një prej këshilltarëve mbretëror, është çështje kohe. Një vend potencial është Neom, një qytet i planifikuar për t’u ndërtuar në veri-perëndim, që mund të deklarohet edhe jashtë gadishullit arabik.
Gjithçka varet nga princi Muhamed. Burgosja e kritikëve të tij ka sjellë një mëri. Kryemyftiu, që kërkoi ndalimin e ndërtimit të kishave në gadishull pasi Kuvajti ndërtoi një të tillë në 2012, kësaj radhe ka heshtur. Por shtypja mund të provokojë përplasje. “Tolerimi është më i pranuar kur aplikohet në mënyrë tolerante” u shpreh me nerv një autor saudit.

*Marrë nga “The Economist”, përshtati “Opinion.al”

Etiketa: Arabia Sauditekisha


Ju sugjerojmë

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
-U tha në Opinion

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

19 Janar, 2026 11:19 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Aktualitet

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

19 Janar, 2026 11:16 pm
Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Para
I jep fund jetës modeli i njohur

I jep fund jetës modeli i njohur

E habitshme/ Bebja lind me dhëmb, prindërit e çojnë tek dentisti 12 ditëshe

E habitshme/ Bebja lind me dhëmb, prindërit e çojnë tek dentisti 12 ditëshe

Gentian Zenelaj kundër Veliajt: Bob Ndërtuesi, të gjithë japin llogari një ditë

Gentian Zenelaj kundër Veliajt: Bob Ndërtuesi, të gjithë japin llogari një ditë
















TE FUNDIT

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare
19 Janar, 2026

Bordi i Paqes i Trump, ku Shqipëria ka marrë ftesën si vend anëtar, është kthyer në një nga temat ‘e...

Lexo më shumë

Çfarë është Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë?

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
19 Janar, 2026

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare....

Lexo më shumë

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve
19 Janar, 2026

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Urgjencë, duke lënë jashtë funksionit pajisjet mjekësore...

Lexo më shumë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com