Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese në SHBA, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
Ky është njoftimi i ambasadës së SHBA në Shqipëri i postuar në faqen zyrtare në “Facebook” Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit.
Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada.
“Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

















