Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aplikacioni TEA është udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se me TEA-n, stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në çdo portë hyrëse të vendit prezanton vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar.
“Udhëtimi juaj në Shqipëri nis me TEA-n.
Me TEA-n, stafi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit në çdo portë hyrëse të vendit për t’u prezantuar vizitorëve bukuritë që Shqipëria ka për të ofruar: nga deti në male, nga qytetet historike te plazhet mahnitëse.
Shkarko tani aplikacionin TEA, udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike”, shkruan Rama.