Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat

2025/04/08 at 6:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vlerësuar se kryebashkiakui Tiranës ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ka rrezik të zhduk provat, të largohet e t’i fshihet hetimit dhe të kryejë një vepër penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat akuzohet.

Ky është thelbi i arsyetimit të Apelit të Posaçëm në vendimim mes të cilit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut nën hetim për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

Në vendimin e Apelit, gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi, nënvizon se në rastin e Veliajt ekzistojnë të tre kushtet e veçanta të parashikuara në Kodin e Procedurës për caktimin e një masë ekstreme sigurie, si ajo e arrestit në burg.

Rrezikshmërinë e theksuar shoqërore ndaj Veliajt, Apeli e arsyeton jo vetëm me dyshimet e SPAK për kryerjen e dy veprave penale nga ana e tij, më shumë se njëherë, por edhe me sjelljen e tij gjatë verifikimit të masës së sigurimit, duke qenë kërcënuese dhe intimiduese ndaj gjykatës dhe prokurorisë.

Rrezikun e dëmtimit të provave Apeli e lidh me funksionin publik të Veliajt.

“Rreziku i helmimit të provave, aryseton gjykata, përforcohet edhe nga fakti se personi nën hetim, Erion Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burim prove si edhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime para organit procedues”.

Duke ju referuar provave të paraqitura rishtaz në Apel, përgjimet e komunikimeve të Veliajt nga burgu i Durrësit, gjykata thekson se personi nën hetim, Erion Veliaj, kishte organizuar një fushatë denigrimi dhe intimidimi ndaj organeve proceduese, duke përfshirë dhe kujdesin ndaj personave që kanë dijeni për të mos dhënë deklarime.

Sipas gjykatës, në mënyrë logjike kjo do të sillte një presion ndaj personave të thirrur për tu pyetur. Ndërsa rrezikun e ikjes, Apeli e vë në dukje përmes financave të Veliajt dhe historikut të udhëtimeve të tij jashtë vendit.

Sipas gjykatës, lidhur me rrezikun e ikjes, mundësitë financiare të personin nën hetim, Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS, si edhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale, që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.

Erion Veliaj qëndron në qeli prej 10 shkurtit të këtij viti. Pas refuzimit të kërkesës së tij për zbutje të masës, as kundrejt një garancie pasurore, në ditë në vijim avokatët e tij pritet të depozitojnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ju sugjerojmë

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”
Aktualitet

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”

9 Gusht, 2025 10:24 am
Inspektorati Shëndetësor intensifikon kontrollin e pishinave gjatë sezonit turistik
Aktualitet

Inspektorati Shëndetësor intensifikon kontrollin e pishinave gjatë sezonit turistik

9 Gusht, 2025 10:10 am
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri aktive në vend, problematike situata në Dhivër

9 Gusht, 2025 9:49 am
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë

9 Gusht, 2025 9:22 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Tiranë/ I riu shkon në spital i plagosur me armë zjarri, si paraqitet gjendja e tij

9 Gusht, 2025 9:03 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump: Do të takohem me Putinin më 15 gusht në Alaskë

9 Gusht, 2025 8:47 am
“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët
Aktualitet

“Super Deporte”: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve për spanjollët

9 Gusht, 2025 8:43 am
Lançohet portali për të denoncuar shkeljet me hapësirën publike
Aktualitet

Lançohet portali për të denoncuar shkeljet me hapësirën publike

9 Gusht, 2025 8:39 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025 8:31 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025 8:30 am
Para
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”

Tarifat amerikane/ Koreja e Jugut zgjedh të negociojë, Kina kërkon marrëveshje

Mishi i pulës me salmonelë, ministrja Denaj flet mbi situatën në vend

Mishi i pulës me salmonelë, ministrja Denaj flet mbi situatën në vend

Shkencëtarët ringjallin ujqërit e zhdukur mijëra vite më parë

Shkencëtarët ringjallin ujqërit e zhdukur mijëra vite më parë

TE FUNDIT

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”

Rrethohet godina e News24, kërkohet dorëzimi i saj te shoqëria “KAYO”
9 Gusht, 2025

Ditën e sotme, policia ka rrethuar dhe ka kërkuar lirimin e godinës së televizionit News24 ku ndodhen edhe revista Panorama...

Lexo më shumë

Inspektorati Shëndetësor intensifikon kontrollin e pishinave gjatë sezonit turistik

Inspektorati Shëndetësor intensifikon kontrollin e pishinave gjatë sezonit turistik
9 Gusht, 2025

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar inspektimin e pishinave dhe kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra zjarri aktive në vend, problematike situata në Dhivër

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
9 Gusht, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga ato janë shuar 11 vatra...

Lexo më shumë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruajnë marrëveshje për paqe në Shtëpinë e Bardhë
9 Gusht, 2025

Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, nënshkruan të premten në Shtëpinë e Bardhë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com