Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën. Pronari i restorantit “Panorama” në Himarë, që tashmë është prishur nga IKMT, kishte apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Gjithsesi Apeli e ka lënë gjithashtu në burg Kokëdhimën duke i dhënë vendimit formën e prerë.
Personazhi i cili u bë i njohur për skenën e kërcënimit të turistëve spanjollë teksa kapej në kofanon e makinës së tyre në ecje për disa kilometra do të presë tani nga qelia deri sa t’i jepet dënimi përfundimtar. Pas incidentit me turistët, u zbulua se biznesi i Kokëdhimes përveç se pa leje, nuk kishte paguar as taksat. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur tashmë godinën e restorantit dhe plazhi të cilin Kokëdhima e kishte zaptuar është liruar për të gjithë turistët. /Opinion.al