Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i të burgosurit: Dua të kaloj ditët e fundit të jetës pranë familjes

2016/06/09 at 9:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Apeli i të burgosurit: Dua të kaloj ditët e fundit të jetës pranë familjes

Fati nganjëherë është përbindësh. Të paktën i tillë është për Miriem Musollarin, nga fshati Lozhan i Maliqit.
Është vetëm 29 vjeç dhe po tretet dita-ditës nga një sëmundje vdekjeprurëse. Ndërsa ndodhet në vendin që në një situatë të tillë nuk duhej të ishte, në një nga qelitë e Burgut të Sigurisë së Lartë të Drenovës. Fati i keq e ka ndjekur që herët, me vdekjen njëri pas tjetrit të prindërve e më pas vëllait dhe motrës. I mbetur i vetëm dhe në gjendje të keqe ekonomike, i riu ka vjedhur një shumë lekësh në një farmaci dhe ka përfunduar në birucë. Gjykata e Korçës e ka dënuar atë me 3 vjet heqje lirie. Por, jo vetëm kaq. Një vit më parë, Musollari ka mësuar se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe tani i duhet të përballet njëkohësisht me drejtësinë dhe me vdekjen. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shpresë, Miriem Musollari kërkon të lihet i lirë, ndonëse i kanë mbetur edhe 20 muaj për të përfunduar dënimin. Në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare”, i dënuari tregon me detaje historinë e tij rrëqethëse. Musollari pohon se u detyrua të vidhte se kishte mbetur pa bukë. I rrënuar dhe i pashpresë, i riu thotë se është shokuar kur ka mësuar se vuante nga një sëmundje dhe se i ka ditët të numëruara. Ai shprehet se prej asaj dite kur mori lajmin e kobshëm, jeton i vetmuar dhe është krejt i pashpresë. Ndërsa nuk mund të thotë sëmundjen që po i merr jetën, pasi do të braktisej nga të gjithë. Ndërkohë, i burgosuri Miriem Musollari i bën apel ministrit të Drejtësisë që ta lënë të lirë dhe t’i kalojë ditët e fundit të jetës në shtëpinë e tij. Sipas të riut, gjykata ia ka refuzuar dy herë kërkesën për lirim me kusht.

Miriem, për çfarë jeni dënuar dhe sa vite?

Jam dënuar me 3 vjet heqje lirie për veprën penale të “Vjedhjes”. Tani më kanë mbetur edhe 20 muaj dënim. Në kohën kur shkela ligjin, isha i dërrmuar si njeri dhe nuk dija se çfarë të bëja. Ishte një moment dobësie, pasi nuk kontrolloja dot veten për hallet që kisha. Isha pa bukë dhe pa ujë. Po ecja në rrugë dhe pashë një farmaci hapur, dhe pa u menduar dy herë shkova dhe vodha gjithë lekët që ishin në arkë. Më kapi policia, ndërsa gjykata më dënoi me 3 vjet burg. E meritoj dënimin, por në këtë gjendje që jam tani, s’kam fuqi të qëndroj në këto ambiente kaq të ftohta dhe të zeza. Jam shumë i sëmurë.

Nga çfarë sëmundje vuani dhe prej sa kohësh?

Kam më se një vit që e kam mësuar se vuaj nga një sëmundje prej së cilës nuk kam shpëtim. Shpesh kisha dhimbje, këputje dhe lodhje. Ndihesha i pafuqishëm. Gjendja ime shëndetësore u përkeqësua, ndaj më dërguan me urgjencë në spitalin e burgjeve në Tiranë. Pasi kam bërë të gjitha analizat, më thanë se isha prekur nga një sëmundje vdekjeprurëse. U shtanga. Atë moment doja vetëm të hidhesha nga kati i dytë dhe të mbyllja sytë. (qan) Nuk dua ta bëj publike sëmundjen time, pasi kjo do të ishte një traumë tjetër për mua. Kam arsye të forta për të mos e bërë publike, sepse përveç meje preken edhe dy persona të tjerë, të pafajshëm. Pastaj askush nuk do të qëndronte këtu me mua. Sidomos këtu, ku jeta është luftë.

Po familja juaj, e di se ju vuani nga një sëmundje vdekjeprurëse?

Familja ime… Ah sikur ta kisha familjen! Dy prindërit e mi kanë vdekur nga një sëmundje e rëndë. Edhe motra e vëllai u ndanë nga jeta po nga një sëmundje e rëndë. Unë s’kam askënd. Të afërmit e tjerë më kanë braktisur. Shokët më sjellin ushqime dhe veshmbathje këtu

Si është jeta këtu në burg?

Ferr. Një ferr i vërtetë. Askush nuk do t’ia dijë për të burgosurit. Ilaçe nuk ka. Mjeku vjen një herë në javë. Nëse kërkojmë diçka, na trajtojnë si kafshë. Unë kam nevojë të pi ilaçe rregullisht, në të kundërt mund të vdes nga momenti në moment. Ilaçe s’ka. Po tretem dita-ditës.

Çfarë kërkoni?

Unë kam kërkuar në gjykatë lirim me kusht për shkak të gjendjes sime të rënduar shëndetësore. Dy herë ma kanë refuzuar kërkesën, pasi sipas ekspertit mjekoligjor nga Tirana, nuk është e rrezikshme sëmundja ime. Kjo është vërtet qesharake, sepse nëse unë do e them publikisht sëmundjen nga e cila vuaj, do të shokohen të gjithë me këtë që thotë mjeku. Unë i kam ditët të numëruara. Do të luftoj deri në fund për të fituar lirinë, pasi nuk kam lekë të paguaj mjekun që më kërkoi të jepte firmën në gjykatë. Kam besim te ministri i Drejtësisë se do ta pranojë kërkesën time. I përgjërohem ministrit që të më plotësojnë dëshirën e fundit, që të shkoj dhe të jap shpirt në shtëpi e të prehem pranë prindërve të mi. /Gazeta Shqiptare

Ju sugjerojmë

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Para
Rrugët me pagesë, ja tarifat për gjithë llojet e makinave

Amnistia për gjobat e 100 mijë automjeteve mbahet peng nga Ahmetaj

“Të fortët” e Fushë-Krujës tentojnë të vrasin me kaçavida policët

Qëlluan mbi policinë, prangoset Florenc Capja e dy të tjerë

Historia e dhimbshme/ Njihuni me djalin e ngurtë

Historia e dhimbshme/ Njihuni me djalin e ngurtë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
15 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com