Është shtyrë seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për pjesëmarrje në seancat plenare.
Avokati Genc Gjuokutaj tha në një dalje për mediat se arsye e shtyrjes është mungesa e pjesëmarrjes së prokurorëve.
Ai thekson se pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj prokurorët nuk marrin pjesë.
“Prokuroret munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes date 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës.
Kërkojmë që Berisha të marrë pjesë në seanca plenare. Pa u rreshtuar politika në qëndrimin e saj këta nuk marrin pjesë”, tha Gjokutaj./Opinion.al