Parandalimi i përhapjes së koronavirusit është tashmë objektivi kryesor i qeverisë. Për këtë arsye një nga masat e ndërmarra ishte dhe mbyllja e ambjenteve që grumbullojnë shumë njerëz, ndër to edhe palestrat.
Në lidhje me këtë, Presidenti Meta ka ndarë sot në rrjetet sociale një fotografi nga natyra, teksa bën apel se më mirë është që këtë kohë ta kalojmë në natyrë të pastër sesa në palestër.
“Më mirë në natyrë, se në palestër!”, shkruan ai.
Kreu i shtetit Meta ka informuar më herët se qytetarët duhet që të tregojnë kujdes maksimal dhe të zbatojnë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve. /Opinion.al