Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin e Shkallës së Parë ndaj Laert Haxhiut.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm, të shpallur fajtor për masakrën e Lushnjes në vitin 2017 me dy të vrarë.
Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi u vranë në atë ngjarje të rëndë.
Në ngjarjen e vitit 2017 ku krahas dy viktimave mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, shënjestër ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti i cili i shpëtoi breshërisë së plumbave.