Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së, caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj për klientin e tij.
Gjokutaj u shpreh pas seancës se janë të paqartë me vendimin.
Sipas tij, ky vendim është zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë sepse nuk ka zgjidhur asnjë lloj problemi.
“Ju them që ne nuk e kemi të qartë këtë vendim. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Duhet të keni parasysh që vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim është zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë sepse kjo nuk ka zgjidhur asnjë lloj problemi, përveçse ka hapur një kapitull të ri që sigurisht ne do ta ndjekim”, tha Gjokutaj.