Pasi u refuzua nga Apeli i Posaçëm në kërkesën e saj kundër vendimeve gjyqësore të kontrollit të Dhjetorit 2024 dhe sekuestrimit të telefonit të saj, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, ka “trokitur” në Gjykatën e Lartë.
Mësohet se përmes avokatëve të saj, Xoxa i ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë.
Në këtë gjykatë Xoxa pretendon paligjshmëri të kontrolleve dhe kthim të telefonit të sekuestruar.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mos pranojë ankimin e bërë nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj për kontrollet e ushtruara në datën 6 Dhjetor.
Familjarët e ish-kryebashkiakut kishin ankimuar vendimin që lejoi kontrollet si të paligjshëm dhe pa shkak ligjor, pasi më herët edhe Gjykata e Posaçme e kishte rrëzuar kërkesën.