Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që vendosi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, por me prezencë dy herë në muaj në SPAK.
Në një prononcim për media, Berisha tha se do e zbatojë këtë vendim, pasi sipas tij çështjen tani e ka dërguar në Strasburg.
Teksa e ka quajtur SPAK-un si “Skrapi i partisë”, ai thekson se ishte një vendim pa asnjë bazë ligjore.
“Vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i Partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të SKRAP-it nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politik.
Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani e kam në Strasburg. Këtë rast do e çojmë atje t’i shtohet dosjes”, u shpreh Berisha.