Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berishën.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjekmarkaj e konsideroi absurd vendimin dhe tha se fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohe.
“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!”, shkruan Gjekmarkaj.