Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu.
Në përfundim të seancës, gjyqtari Dhimitër Lara vendosi rrëzimin e kërkesës së ankimueses, mbi afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit, duke e lënë në qeli. pretendonte humbjen e fuqisë së paraburgimit. I janë rrëzuar disa kërkesa për lirim, që nga arrestimi më 2024.
Vendimi i Apelit të GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 02.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 23.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim P.F., me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
- Shfuqizimin e urdhrit/vendimit nr. 355, datë 28.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Rrëzimin e ankimit/kërkesës së të hetuarës znj. P.F., mbi kohëzgjatjen e paraburgimit.