Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie.
Kjo masë iu konvertua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë.
Po ashtu Apeli la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.
Tushe është dënuar më herët për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, dënim që e ka shlyer.
Ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u bë 2 vjet e 4 muaj heqje lirie. Për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” fajtorë u gjetën edhe 17 zyrtarë të tjerë të Bashkisë, të cilët u dënuan me jo më shumë se 2 vjet burgim.
Ish-kryebashkiakut socialist nuk i lejohet të angazhohet në funksione publike për 5 vite.